LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Fabregas nuk është në shitje

Wenger: Fabregas nuk është në shitje

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka këmbëngulur se ai nuk dëshiron ta shesë kapitenin Cesc Fabregas këtë verë.

Barcelona është duke kërkuar me ngulm për ta transferuar mesfushorin spanjoll në Camp Nou, pasi është lojtari ai që ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në vendlindje.

“Nuk kam nevojë të flas për Cesc. Ai ka kontratë me Arsenalin dhe ne nuk duam ta shesim. Unë kam biseduar me Fabregasin shumë herë, si me të gjithë lojtarët tjerë që i kam në Botëror, por kurrë për të ardhmen”, ka thënë Wenger për AS. /Telegrafi/