LAJMI I FUNDIT:

Wenger dëshiron ta mbajë Velan

Wenger dëshiron ta mbajë Velan

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thuhet të jetë i gatshëm të zhgënjejë një numër skuadrash nga La Liga, pasi që ai dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin meksikan, Carlos Vela, pas përfundimit të Botërorit.

21-vjeçari ka luajtur vetëm një herë për Arsenalin gjatë gjithë sezonit që sapo përfundoi, ndërsa mungesa e minutazhit ka zgjuar interesimin e Espanyolit dhe Deportivo La Corunas.

Sipas Marca, Wenger ka vendosur t’ia mbyllë dyert e largimit Velas dhe ta mbajë atë për sezonin e ardhshëm. Vela do të ketë konkurrencë të shtuar, pas ardhjes së Marouane Chamakh te skuadra nga Emirates. /Telegrafi/