LAJMI I FUNDIT:

VV: Thaçi e “dogji” Haradinajn

VV: Thaçi e “dogji” Haradinajn

Refuzimin e PDK-së për të hyrë në bashkëqeverisje me AAK-në, Lëvizja Vetëvendosje e konsideron si një lajthitje të Haradinajt. Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i VV-së, ka thënë për Telegrafin se Thaçi e “dogji” Haradinajn, duke e joshur atë më pozita të larta qeveritare.

“Sigurisht që mos realizimi i këtij koalicioni është shumë i rëndësishëm për vendin, vetëm se dallim është se ky dështim po vjen si refuzim i PDK-së dhe i Thaçit. Shpresoj që në të ardhmen Haradinaj dhe AAK do të reflektojnë më mirë dhe më shumë në interes të vendit”, ka thënë Molliqaj për Telegrafin.

Ai sqaron se në takimin që kanë pasur me të parin e AAK-së,atij i kanë bërë ftesë që AAK-ja t’i bashkohet opozitës për t’i ndalur proceset negative, për ta përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme dhe e kanë njoftuar atë për dëmet që po i shkakton vendit ky mentalitet qeverisës.


“Besoj që sot Haradinaj, pas shfrytëzimit që i është bërë nga PDK-ja, në njërën anë dhe refuzimit tash së fundi edhe zyrtarisht për ta lidhur një koalicion para zgjedhjeve, ka reflektuar më shumë dhe më drejt se cila është rruga për t’i ndihmuar vendit”, tha Molliqaj .

“Lëvizja Vetëvendosje ka një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Thaçi . Mocioni është i hapur për tu nënshkruar edhe nga deputetët e forcave të tjera opozitare. Po e them edhe një herë se ne, si subjekt politik, jemi për zgjedhje të parakohshme dhe për këtë presim edhe bashkëpunimin me forcat e tjera opozitare”, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori