Qytetarët e Kosovës u tronditën javën që po lëmë pas nga ngjarjet që ndodhën.
Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj Murseli, ku në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli shkaktoi shqetësim dhe reagim të madh të qytetarëve.
Po ashtu, gjatë javës Policia e Kosovës ka realizuar një aksion për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë, ku gjatë aksionit zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.
Javën që po lëmë po ashtu Policia ka arritur të identifikojë grupin dhe të arrestojë gjashtë persona për shpërndarjen e monedhave të falsifikuara.
Vrasja e Liridona Ademaj Murselit, bashkëshorti i saj pranoi se ka porositur likuidimin
Të premten është bërë varrimi i Liridona Ademaj-Murseli, e cila u vra siç u tha fillimisht në një grabitje të armatosur gjatë kohës sa ishte në veturë me bashkëshortin, Naim Murseli dhe dy fëmijët.
Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Familja Murseli, sipas deklaratës së kryefamiljarit Naimi Murseli, dyshohet se u përball fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur 30-vjeçaren.
Ndërsa, Naim Murseli bashkë me fëmijët kishin arritur që të largohen nga vetura.
Por, Policia e Kosovës të premten pas përfundimit të ceremonisë së varrimit ka arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili tashmë ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës.
Në mesin e të arrestuarve është edhe i dyshuari (dorasi) Granit Plava dhe një tjetër i përfshirë në vrasje, që është pjesëtar i FSK-së.
Ndërkaq, sot, Policia në raportin 24 orësh ka konfiskuar 19 fishekë dhe një veturë.
Sipas raportimeve në media, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, e ka pranuar në polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli për të kryer krimin.
Bazuar në këto raportime, edhe vetë Murseli e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij te i dyshuari G.P.
Dyshohet se Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.
Naim Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë.
Ndërkaq i arrestuari i tretë, Kushtrim Kokalla, është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
E pas arrestimit të djalit të tyre, familja Murseli ka anuluar të pamën për Liridonën.
Shaban Murseli, babai i Naimit, ka njoftuar se e pamja është anuluar “për shkaqe familjare”.
Aksioni i Policisë lidhur me rastin e grabitjes në Suharekë dhe vrasja e njërit prej të dyshuarve
Policia e Kosovës të enjten zhvilloi një aksion të gjerë për arrestimin e të dyshuarve për grabitjen e armatosur që ndodhi disa ditë më parë në një argjendari në Suharekë.
Gjatë aksionit të së enjtes është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur, janë arrestuar katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër gjendet ende në kërkim policor.
Tutje thuhet se gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.
“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia.
Zyrtarit policor thuhet se i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia gjithashtu ka deklaruar se si rezultat i hetimeve të pandërprera fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe është realizuar operacioni policor.
“Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.

Ndërkaq, pas aksionit policor ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa tha se rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të Kosovës.
Sveçla ka thënë se një javë më parë vendi ynë u terrorizua nga një plaçkitje e armatosur nga persona të maskuar në qendër të qytetit të Suharekës, ku një zyrtar policor mbeti i plagosur dhe një i lënduar.
“Akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë. Për këtë, Policisë së Kosovës i kam ofruar mbështetjen time të plotë institucionale si dhe kam kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Identifikohet grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen në flagrancë 6 të dyshuarit me 85 mijë euro
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjatë javës që po lëmë pas ka realizuar një operacion gjatë të cilit është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.
Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike 2 euro të falsifikuara.
Tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës.
Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe 7 telefona celularë.
Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës