LAJMI I FUNDIT:

Vraponi zbathur për të përmirësuar këtë problem të rëndësishëm shëndetësor!

Vraponi zbathur për të përmirësuar këtë problem të rëndësishëm shëndetësor!

Vrapimi zbathur është më i mirë se ai me atlete për kujtesën që i proceson të dhënat, thotë një studim i fundit.

Ky lloj i kujtesës përdoret gjatë tërë jetës, dhe duke e përmirësuar atë ne do të fitojmë aftësinë të arrijmë më shumë në fusha të ndryshme, duke filluar nga shkolla, në punë, e deri në pension, transmeton Telegrafi.

“Kujtesa e procedimit të informacioneve është shumë e rëndësishme dhe këto zbulime janë të mahnitshme për njerëzit që kërkojnë mënyra argëtuese për ta përmirësuar kujtesën”, ka thënë njëri nga hulumtuesit e këtij studimi, Tracy Alloway.


Hulumtuesit i kishin marrë 72 persona të moshave 18 deri 44 vjet, e të cilët është dashur të vrapojnë zbathur dhe me atlete për rreth 16 minuta.

Kujtesa e procesimit të informacioneve ishte matur para dhe pas vrapimit, ndërsa rezultatet e publikuara në Perceptual and Motor Skills, kishin zbuluar një rritje prej 16 për qind në performancën e kujtesës te ata persona që kanë vrapuar  zbathur.

Pra, mbani mend që nëse i hiqni këpucët dhe vraponi, do të përfundoni më të mençur se kur keni filluar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori