LAJMI I FUNDIT:

Viti i fundit i Topit të Artë!?

Viti i fundit i Topit të Artë!?

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka zbuluar në një konferencë për shtyp në Johanesburg se çmimi i Futbollistit më të mirë sipas FIFA-s dhe Topi i Artë, që u ndahen futbollistëve më të mirë, do të shkrihen në një çmim të vetëm që do të quhet FIFA Topi i Artë.

Topi i Artë është krijuar në vitin 1956 nga revista franceze France Football që si bazë kishte një sondazh me gazetarë specialistë nga të gjitha vendet. Fillimisht, në të merrnin pjesë vetëm futbollistët evropianë, por së fundmi ka pasur lojtarë joevropianë që e fituan këtë çmim, siç është rasti me Lionel Messin që e fitoi Topin e Artë të vitit 2009.

Çmimi për Futbollistin më të mirë të vitit sipas FIFA-s është krijuar në vitin 1991 dhe është i votuar nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve. Në vitin 2009 ishte po Lionel Messi që mori çmimin për Futbollistin më të mirë të vitit nga FIFA.

Çmimi i ri, ‘FIFA Topi i Artë’, do të prezantohet për herë të parë më 10 janar në Cyrih të Zvicrës. Juria që do ta votojë fituesin e këtij çmimi do të përbëhet nga një kombinim i gazetarëve specialistë dhe nga trajnerët e kapitenët e kombëtareve. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Kalo në kategori