LAJMI I FUNDIT:

Vështirësia që po e ndjejnë kampionët e Evropës – tri nga pesë nuk janë liderë

Vështirësia që po e ndjejnë kampionët e Evropës – tri nga pesë nuk janë liderë

Vetëm dy nga pesë kampionët në pesë kampionatet më të mëdha në Evropë, janë lider këtë sezon. 

Juventus, Bayern Munich dhe Manchester City nuk janë në pozitat që ishin në maj, pasi kanë pasur rënie nga sezoni i shkuar.

Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë të vetmet që janë lider në kampionatet e tyre deri tani.



 Guardiola një kampionat të tmerrshëm me numra 

Pep Guardiola në sezonin aktual është shumë dobët. Manchester City i tij që i ka fituar dy titujt e fundit me 100 dhe 98 pikë, ka ngucur këtë vit.

City kanë 12 pikë më pak se sa kishin në këtë kohë, një sezon më parë, duke pësuar katër humbje.

Leroy Sane dhe Aymeric Laporte janë të lënduar për një kohë të gjatë, dhe shumë mendojnë që do City do të mbetet pas.

City ka shënuar më shumë se çdo klub në Ligën Premier, plot 44 herë, duke pranuar 19 gola, 10 më shumë se një vit më parë.


Lewandowski nuk mjafton

Bayern Munich janë në vendin e shtatë dhe shtatë pikë larg kreut, por këtë sezon ajo që shqetëson është forma e luhatshme e ekipit.

Para një viti ishin në vendin e tretë dhe Borussia Dortmund kishte nëntë pikë ëm shumë, tani Borussia Monchengladbach është shtatë pikë para.

Robert Lewandowski ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, por blerjet e verës, Philippe Coutinho dhe Ivan Perisic ende nuk i kanë mbushur zbrastësitë e Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Lëndimet e Lucas Hernandez dhe Niklas Sule kanë luajtur rol të madh te Bayern Munich, ndërsa deri tani Manuel Neuer ka pranuar 20 gola, më shumë se sa në gjithë sezonin në vitet 2016 (17), 2015 (18) dhe 2013 (18).


Vështirësia e Sarrit

Juventusi i ka fituar tetë tituj në Serie A radhazi, por Antonio Conte me Interin këtë vit po i bëjnë shumë presion dhe janë lider.

Zonja e Vjetër ka shënuar 26 gola deri tani, më pak se Atalanta (37), Lazio (36), Inter (31) dhe Cagliari (31).

Blerjet e verës si Danilo, Gianluigi Buffon, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey,  kanë pasur vështirësi të gjenden në ekip, përveç Matthijs de Ligt që luan startues te Sarri.

Interi është dy pikë para, ndërsa tash një vit Juve ishte para Napolit ndjekës me tetë pikë.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Boks
Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Premier League
Bayern Munichu humbet njërin nga lojtarët kryesorë, Arsenali synon transferimin

Bayern Munichu humbet njërin nga lojtarët kryesorë, Arsenali synon transferimin

Ndërkombëtare
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

La Liga
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Kalo në kategori