LAJMI I FUNDIT:

Vendet e Eurozonës e shtyjnë vendimin për Greqinë

Vendet e Eurozonës e shtyjnë vendimin për Greqinë

Gjatë bisedimeve të tyre për një paketë të re ndihmash prej miliardash për Greqinë e zhytur në borxhe të mëdha, ministrat e financave të Eurozonës parimisht kanë rënë dakord që kreditorët privatë si bankat të përfshihen në paketën e re të shpëtimit.

Por kjo duhet në të vërtetë të bëhet mbi baza të rrepta vullnetare, theksoi kryetari luksemburgas i zonës së euros, Jean-Claude Juncker, pas një takimi të dielën në Luksemburg.

Gjermania kishte lobuar fillimisht për një formë të detyruar të përfshirjes së kreditorëve privatë. Paketa e re e ndihmave do të ketë një volum deri 120 miliardë euro.

Vendimi për lëvrimin e një kësti prej 12 miliardë eurosh u shty për miratim nga ministrat e financave të Eurozonës për në fillim të korrikut. Gjithashtu duhet fillimisht që parlamenti grek të miratojë programin e ri të kursimit, thuhet më tej. /Telegrafi/