LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit Coen drejtojnë jurinë e Kanës

Vëllezërit Coen drejtojnë jurinë e Kanës

Vëllezërit Coen, fitues të çmimeve Oskar si regjisorë me filmat “No Country fo Old Men”, “Fargo” dhe “The Big Lebowski” do të drejtojnë jurinë e këtij viti në Festivalin e Filmit të Kanës.

Joel dhe Ethan Coen do të bashkëdrejtojnë panelin e regjisorëve dhe aktorëve që do të gjykojnë dhe vlerësojnë konkurrentët në festivalin prestigjioz.

Dy vëllezërit amerikanë, njëri 60 dhe tjetri 57 vjeç në vitin 1991 kanë fituar Palmën e Artë me filmin “Barton Fink”.


“Do të rikthehemi në Kanë këtë vit dhe mirëpresim me padurim mundësinë për të parë filmat nga e gjithë bota që do të paraqiten atje. Kana është një festival me rëndësi të madhe për ne, që prej nisjes së karrierës sonë dhe të jesh president i një jurie është një nderim i veçantë, meqenëse nuk kemi qenë presidentë të asgjëje më parë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të dy vëllezërve.

Këtë vit, Festivali i Kanës do të zhvillohet nga 13 deri më 24 maj, ndërsa anëtarët e tjerë të jurisë do të publikohen në muajin prill. /TCH/

Në trend Kultura

Më shumë
A është Bubulina shqiptare?

A është Bubulina shqiptare?

Kulture
Rotshildët në Butrint

Rotshildët në Butrint

Kulture
NËSE

NËSE

Poezi
VJESHTËS

VJESHTËS

Protestë!

Protestë!

NATASHA

NATASHA

Kalo në kategori