LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon polemika rreth ndihmës financiare për Greqinë

Vazhdon polemika rreth ndihmës financiare për Greqinë

Edhe pas miratimit të një tjetër pakete shpëtimi për Greqinë nga parlamenti federal gjerman, vazhdon edhe më tej polemika për llojin e ndihmës financiare.

Kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, Juergen Stark, ritheksoi kundërshtimin e institucionit të tij ndaj kërkesës së qeverisë gjermane për pjesëmarrje të kreditorëve privatë në ristrukturimin e borxhit grek.

“Nëse një pjesëmarrje e detyruar do të vlerësohej si humbje kredie, Banka Qendrore Evropiane nuk do të pranojë më obligacionet shtetërore greke”, ka thënë Stark, raportoi Deutsche Ëelle.

Më shumicën e partive qeverisësë Kristiandemokrate (CDU), Kristiansociale (CSU) dhe asaj liberale (FDP), parlamenti federal gjerman pranoi një kërkesë për ndihmë shtesë për Greqinë, e cila ka si kusht ndarjen e barrës mes kreditorëve privatë dhe publikë.


Qeverisë në Athinë iu bë thirrje të kontribuojë në uljen e borxheve me privatizime në periudhë afatshkurtër. /Telegrafi/