LAJMI I FUNDIT:

Van Persie: Jam lodhur nga loja e Arsenalit

Van Persie: Jam lodhur nga loja e Arsenalit

Sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persie, duket t’i ketë ardhur në maje të hundës loja e Arsenalit, pasi që ai mendon se nuk ka dobi nga loja e bukur nëse mungojnë rezultatet.

“Njerëzit na kritikuan për stilin tonë të lojës. Nuk ishte dhe aq lojë e mirë me Holandën. Por, pyetja ime është: Të arrini në finale me lojë të shëmtuar apo të eliminoheni në rrethin e parë me lojë të bukur, cilën do ta zgjidhnit?”.

“Pak para se Franca t’i paketonte valixhet, Patrick Vieira më kishte thënë se nuk ka nevojë të luajmë lojë të bukur në fazën grupore, e as në rrethin e dytë. Më vonë ne duhet të arrijmë nivelin më të lartë si ekip dhe këtë e bëmë pikërisht ndaj Brazilit, ku ishim të shkëlqyer”.

“Unë e di se sa e vështirë është të luash futboll të bukur dhe të mos marrësh rezultatet të cilat i dëshiron. Unë e shoh këtë te Arsenali më shpesh se që kam dëshirë. Kur luajmë ndaj Boltonit apo Blackburnit, ne e dominojmë lojën, luajmë futboll sulmues, kurse ata shënojnë gola nga rivënie pa lidhje anësore apo nga korneri. Më pas, e përfundojmë ndeshjen duke i ndjekur ata. Kritikat që i morëm si Holandë i mësova nga ato që i marrim te Arsenali. Ishte një finale. Ju nuk dorëzoheni pa luftuar, apo jo?”, deklaroi Van Persie për Daily Mail. /Telegrafi/