LAJMI I FUNDIT:

Valuev do të përballet me Klitschko

Valuev do të përballet me Klitschko

Ekipi i Nikolai Valuev raportohet se ka pranuar ofertën nga kompania K2 Promotions për t’u përballur me kampionin në fuqi në kategorinë WBC, Vitali Klitscho.

Ka pasur shumë spekulime nëse kjo luftë do të zhvillohet, por Don King ka konfirmuar se Valuev (50 fitore – 2humbje, 34 me knock-out), i cili u mposht nga David Haye në nëntor, do të përballet me Klitschko (40-2, 38 KOs) me datën dhe vendin që ende nuk janë caktuar.

“K2 Promotions i ka ofruar Nikolai Valuev 2.5 milionë dollarë të përballet me Vitali Klitschko, dhe në interes të Ekipit Valuev, ne e pranojmë ofertën e tyre. Nikolai Valuev është krenaria e Rusisë dhe rusëve, dhe dëshiron të luftojë për vendin e tij dhe fansat e tij”, ka thënë Don. /Telegrafi/