Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për produktet e Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Moldavisë, sipas analistëve të çështjeve ekonomike, do të sjellë edhe një valë të rritjes së çmimeve. Analistët theksojnë se qytetarët, për shkak të interesit të tyre financiar, duhet të përqendrohen në blerjen e produkteve vendore apo të vendeve tjera.
Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksave doganore për 10 për qind për të gjitha produkte që vijnë nga Serbia dhe Bonja e Hercegovina, ka shqetësuar qytetarët e Kosovës dhe ekspertët e ekonomisë.
Këta të fundit, thonë se me aplikimin e kësaj takse doganore, do të ketë rritje të çmimeve.
Arian Zeka, nga Oda Amerikane e Kosovës, thotë se ekzistojnë produkte alternative në treg, të cilat do të mund t’i zëvendësonin produktet të cilat vijnë nga Bosnja e Serbia. “Si do të duhej të reagonin qytetarët karshi kësaj ngritjeje të çmimeve? Besoj që ekzistojnë produkte alternative në treg, të cilat do të mund t’i zëvendësonin produktet që vijnë nga Bonja e Serbia. Qytetarët, për shkak të interesit të tyre financiar, duhet të përqendrohen në blerjen e këtyre produkteve alternative”, thekson Zeka.
Qytetarët thonë se ngritja e çmimeve të ushqimit do të shtyjë më tepër njerëz në varfëri.
Ata bëjnë thirrje për të luftuar inflacionin, i cili që nga fillimi i këtij viti ka shënuar rritje.
Institucionet e Kosovës kanë deklaruar tashmë se nuk mund të ndikojnë në uljen e çmimeve, por kanë premtuar se do të shqyrtojnë mundësinë për zbutjen e kësaj gjendjeje.
Të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se eksporti i Serbisë në Kosovë vazhdon të dominojë. Gjatë vitit 2010, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kanë eksportuar mallra në Kosovë me vlerë prej 300 milionë eurosh.
Ky trend ka vazhduar edhe gjatë 2011-ës, thonë përfaqësuesit e bizneseve.
Ndërkaq, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, mendon se për të mos u ballafaquar më këtë rritje të çmimeve, Qeveria e Kosovës do të duhej të aplikonte embargo për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. “Pas këtij aplikimi të taksës 10 për qind, ne, Oda Ekonomie Amerikane, mendojmë që autoritet kosovare duhet të kalojnë në masë të plotë të reciprocitetit, që është mos pranimi i vulave doganore të këtyre dy vendeve”, thotë ai.
Autoritetet kompetente tashmë kanë deklaruar se është çështje javësh kur do të vendosin masa reciproke ndaj Serbisë dhe Bosnjës, shtete këto, të cilat nga viti 2008 kanë bllokuar të gjitha produktet kosovare. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime