LAJMI I FUNDIT:

United në garë për Ballack

United në garë për Ballack

Radhës së gjatë të klubeve të interesuara për transferin e lirë, Michael Ballack, tani iu bashkua edhe Manchester United.

Sunday Mirror shkruan se 33-vjeçari ka marrë shumë oferta nga mbarë Evropa, me tri klube nga Liga Premier, dy nga Serie A dhe Real Madridi, që janë shprehur të interesuar për të.

Manchester United mund të jetë favorit për transferimin e tij, pasi që Chelsea është rival i Unitedit, dhe Fergusonit siç dihet i pëlqejnë lëvizjet kundër rivalëve.

Megjithatë, se cili klub do të jetë në gjendje t’ia plotësojë kërkesat Ballackut prej 130 mijë funtesh në javë, mbetet të shihet në javët në vazhdim. /Telegrafi/