LAJMI I FUNDIT:

United mposht Philadelphia Union

United mposht Philadelphia Union

Manchester United e zhvilloi ndeshjen miqësore parasezonale ndaj skuadrës amerikane Philadelphia Union në kuadër të turneut parasezonal në SHBA, të cilën e mposhti me rezultat minimal.

Atmosfera në Lincoln Financial Field ishte fantastike, marrë parasysh 44 mijë shikuesit e mbledhur, pothuajse të gjithë me fanella të kuqe dhe të cilët bënë një pritje madhështore për gjigantët e Ligës Premier.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi i riu Gabriel Obertan (76’), që shfrytëzoi një pasim të mirë të Danny Welbeck, i cili depërtoi për mrekulli brenda zonës. /Telegrafi/