LAJMI I FUNDIT:

United kërkon Mesut Ozil

United kërkon Mesut Ozil

Manchester United thuhet se është vënë pas mesfushorit të talentuar gjerman të Werder Bremenit, Mesut Ozil, në tentim për t’i dhënë ‘sharm’ mesfushës së Djajve të Kuq.

Ozil ka vetëm edhe një vit kontratë me Werderin dhe tani është momenti ideal që mesfushori të kalojë te ndonjë klub i kategorisë së rëndë, ndërsa deri në këto momente të interesuar janë treguar Arsenali dhe Real Madridi.

Megjithatë, The Sun njofton se Djajtë e Kuq janë duke e vështruar mesfushorin e talentuar që nga koha kur Sir Alex Ferguson dështoi ta sillte atë në Old Trafford kur Ozil ishte adoleshent. /Telegrafi/