LAJMI I FUNDIT:

Ulje e numrit të rasteve të reja, rritje e të shëruarve: Publikohet raporti javor për COVID-19 në Maqedoni

Ulje e numrit të rasteve të reja, rritje e të shëruarve: Publikohet raporti javor për COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se për të tretën javë me radhë ka vazhduar trendi i uljes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 dhe vdekjeve nga kjo sëmundje, ndërsa është shënuar rritje e lehtë e personave të shëruar.

Këto statistika MSH i ka regjistruar në raportin javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 3 deri 9 gusht 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.


ISHP ka njoftuar se në këtë periudhë janë bërë gjithsej 9543 testime (1.8% më pak se në periudhën 27 korrik – 2 gusht), ndërsa janë regjistruar 816 raste pozitive me COVID-19, që është ulje për 10.5% në krahasim me javën paraprake.

Në javën e fundit është shënuar ulje edhe në përqindjen e rasteve pozitive nga numri i testimeve, që arrin në 8.6%, në krahasim me dy javët paraprake kur ishte 9.4%, gjegjësisht 10%.

“Të infektuar të rinj janë regjistruar në 26 qytete, prej të cilëve përqindja më e madhe në Shkup (31.4), në Shtip (11.3%) dhe në Gostivar (10.4%). Në 16 qytete, për të njëjtën periudhë numri i rasteve të reja është nën 20”.

“Në lidhje me grupmoshat, përqindja më e madhe e të infektuarve të rinj janë mbi 60-vjeç (25.9%). Ndërsa përqindja më e vogël është tek fëmijët e moshës 0-9 vjeç (1.6). Nga rastet të cilat hetohen në mënyrë epidemiologjike, janë hospitalizuar 78 persona, ndërsa tek 196 janë konfirmuar edhe sëmundje tjera. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 34.8% kanë pasur kontakt me raste të konfirmuara më herët me COVID-19, ndërsa 8 persona kanë pasur udhëtuar jashtë vendit në 14 ditët e kaluara”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Më tej shtohet se në periudhën 3 – 9 gusht, janë regjistruar 1.038 të shëruar, të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në kurim shtëpiak, që gjithashtu paraqet rritje të lehtë në krahasim me të shëruarit në javën paraprake.

Në këtë periudhë janë regjistruar 25 raste të vdekjeve, që është ulje për 13.8% në krahasim me javën paraprake.

MSH njofton se për detaje tjera në lidhje me sëmundjen COVID-19 në Maqedoni, mund të shihen në faqen e Institutit për Shëndet Publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori