LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit godasin me raketën anti-tank pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner – publikohen pamjet e këtij sulmi

Ukrainasit godasin me raketën anti-tank pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner – publikohen pamjet e këtij sulmi

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ushtarët ukrainas me predhën anti-tank, godasin një grup prej shtatë ushtarësh rusë në Bakhmut.

Videon e publikuar në Telegram e ka shpërndarë partia politike ukrainase “Fuqia e Tretë”, e për këtë sulm ka raportuar edhe media amerikane Newsweek.

“Fuqia e tretë po vazhdon në Bakhmut të kap mercenarët e Wagnerit. Falë këmbësorisë sypatrembur që e mban Bakhmutin, mund të gjejmë dhe shkatërrojmë ushtarët rusë. Vazhdon gjuetia”, thuhet në kumtesën e kësaj partie që postoi videon.


Ajo u shfaq në rrjetet sociale, pasi që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pa paralajmërim vizitoi Bakhmutin, qytet ky në të cilin prej muajsh po vazhdojnë betejat e përgjakshme mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

“Bakhmuti është fronti ku zhvillohen luftimet më të ashpra. Pushtuesit po tentojnë të na thyejnë në Bakhmut, por ata thjesht po thyejnë forcat e tyre dhe mercenarët e Wagnerit” thuhet ndër tjera në kumtesë.

Newsweek shkruan se sipas disa llogaritjeve, thuhet që humbjet ruse gjatë fundjavës së ardhshme mund të shkojë deri në mbi 100 mijë ushtarë rusë të vrarë.

Në Bakhmut po luftojnë disa të burgosur dhe luftëtarë tjerë që Moska i shikon si “material shpenzues”. Ata janë dërguar në front për t’i mbrojtur mercenarët e Wagnerit.

Media e pavarur ruse MediZone, shkruan se numri i burrave në burgjet ruse në dy muaj e fundit ka rënë për 23 mijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kalo në kategori