LAJMI I FUNDIT:

Ukraina do të fillojë ngarkimin e pesë anijeve me 70 mijë tonë grurë

Ukraina do të fillojë ngarkimin e pesë anijeve me 70 mijë tonë grurë

Ukraina pret që pesë anije të mbërrijnë në portin e saj Chornomorsk në Detin e Zi të mërkurën – të ngarkuara me më shumë se 70 mijë ton produkte bujqësore duke përfshirë grurin, misrin dhe vajin e lulediellit.

“Sot presim që pesë anije të hyjnë në portin e Chornomorsk – kjo është shifra më e madhe gjatë funksionimit të ‘korridorit të grurit'”, tha autoriteti ukrainas i porteve detare.


Ai shtoi se 24 anije që transportonin ushqime ishin larguar nga portet e Ukrainës që kur një marrëveshje e re hyri në fuqi, raporton skynews.

Muajin e kaluar, Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje historike që lejon eksportet e grurit të rifillojnë nga portet e Detit të Zi pasi ato u bllokuan nga forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ukraina eksportonte nga pesë deri në gjashtë milionë ton produkte bujqësore çdo muaj nga deti.

Shumë njerëz në rajonet më të varfra të botës mbështeten dërgesat me ushqim nga Deti i Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori