LAJMI I FUNDIT:

Turqia regjistron 1,012 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orësh

Turqia regjistron 1,012 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orësh

Turqia regjistroi 1,012 raste të reja të coronavirusit dhe 19 vdekje në 24 orët e kaluara, tha të dielën Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, totali i rikuperimeve nga COVID-19 në Turqi arriti në 194.515 me 1.298 rikuperime të reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 5.393.


Koca vuri në dukje se numri i përgjithshëm i pacientëve në kujdesin intensiv ishte 1,209, pasi ai u bëri thirrje të gjithëve që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe marrjes së masave paraprake.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor kryen mbi 45.232 teste për sëmundjen që nga e shtuna, duke ngritur numrin e përgjithshëm në mbi 3.9 milionë.

“Qytetet me numrin më të madh të pacientëve me intubacion janë Stambolli, Şanlıurfa, Ankara, Gaziantep dhe Konya. Le të ndjekim rregullat për të marrë rezultatet që presim”, tha Koca në Twitter.

Që nga fillimi i “procesit të normalizimit” në qershor, Turqia ka parë më pak rënie në numrin e rasteve të reja, me shifra ditore kryesisht në 1.000.

Edhe pse nuk ka pasur ndonjë rritje të madhe në numrin e rasteve të reja dhe as vdekje, me mijëra njerëz që shërohen çdo ditë, vendi kohët e fundit përshpejtoi përpjekjet për ta sjellë situatën nën kontroll.

Pandemia e coronavirusit ka marrë mbi 560,000 jetë në 188 vende dhe rajone që nga fillimi në Kinë dhjetorin e kaluar.

Më shumë se 13 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën deri më tani, me rikuperime të cilat kalojnë mbi 7 milionë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

SHBA, Brazili, Rusia dhe India aktualisht janë vendet më të goditura në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori