LAJMI I FUNDIT:

Trump lirohet në procedura të rregullta – nuk ka rrezik se mund të ik prej SHBA-së

Trump lirohet në procedura të rregullta – nuk ka rrezik se mund të ik prej SHBA-së

Donald Trump u lejua të largohej nga gjykata sot pa i vendosur kushte udhëtimi për lirimin me kusht.

Prokurorët i thanë gjykatësit, Jonathan Goodman se nuk besonin se ish-presidenti do të mund të ikte prej vendit.


Prokurorët arsyetuan vendimit pasi Trump, i cili zotëron aeroplanin e tij privat, ka ende mbrojtjen e Shërbimit Sekret, raporton bbc.

Donald Trump mund të dënohet me 400 vjet burg
Lexo po ashtu Donald Trump mund të dënohet me 400 vjet burg

Ndërkohë, ish-presidentit amerikan i janë lexuar akuzat për të cilat mund të dënohet maksimalisht 400 vjet.

Prokurori i posaçëm, Jack Smith paditi politikanin republikan me 37 akuza, duke pretenduar se Trump keqpërdori dokumentet e klasifikuara të sjella në vendpushimin e tij, Mar-a-Lago dhe u përfshi në një komplot për të penguar drejtësinë.

Ai ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ndihet i pafajshëm.

Donald Trumpit i lexohen 37 akuzat federale, ish-presidenti amerikan thotë se është i pafajshëm
Lexo po ashtu Donald Trumpit i lexohen 37 akuzat federale, ish-presidenti amerikan thotë se është i pafajshëm

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që miliarderi amerikan po përballet me drejtësinë amerikane.

Ai u padit në fillim të këtij viti nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, New York, ku po akuzohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila kishte deklaruar se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me pasanikun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Botë
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kalo në kategori