LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi mjekësor jashtë vendit, 6 milionë euro po mbulojnë vetëm 45% të nevojave të qytetarëve

Trajtimi mjekësor jashtë vendit, 6 milionë euro po mbulojnë vetëm 45% të nevojave të qytetarëve

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë̈ institucioneve shëndetësore publike. Aty u tha se shuma prej 6 milionë eurove po i mbulon vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore kosovare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, derisa lexoi raportin, adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit dhe tha se trajtimi i pacientëve s’po bëhen i barabartë.


“Përkundër punës së bërë nga fondi, shuma prej 6 milionë euro e destinuar për këtë qëllim nuk ka arritur t’i kaloj më shumë se 45 për qind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore. Po ashtu obligimet e bartura vit pas viti ndikojnë në krijimin e listës së gjatë të pritjes së pacientëve. Në listat që dorëzohen tek Bordi Ekzekutiv për shqyrtimin e lëndëve, aplikimi i pacientëve nuk ka datë, por vetëm në bazë të numrit të protokollit”, tha ai.

Rrahmani theksoi se “Si pasojë e kësaj, gjatë trajtimit të lëndëve nga bordi ekzekutiv dhe në aprovim mund të përfitojnë pacientë jo sipas renditjes, sëmundjes apo nevojës për financim. Në pyetjen që i është bërë pacientëve se a ka qenë i mundur intervenim në kohë kur keni marrë mjetet, përgjigja prej 41 për qind ka qenë jo, ndërsa 52 për qind ka qenë po, kurse 7 për qind nuk janë përgjigjur. Ky është një faktor që një numër i konsiderueshëm i këtyre pacientëve nuk është që kanë bërë zgjedhje për shkak të vonesave në trajtimin e rastit. Lidhur me raportimin, kemi vërejtur se Bordi Ekzekutiv nuk harton raporte të punës, si dhe nuk raporton tek ministri i Shëndetësisë për punën e kryer në baza tre mujore”, tha ai.

Por këto kritika, i mohoi drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i cili tha se trajtimi bëhet sipas radhës, por rastet urgjente e kanë obligim që brenda 72 ore të dërgohet jashtë vendit.

“Rastet urgjente ne jemi të obliguar që brenda 72 ore të ndërmerren veprimet. Momentin kur aplikon një familjarë i një pacienti unë obligohem që të nënshkruaj, por pa e specifikuar shumën, sepse nuk e përcaktojë atë unë. Pastaj jepet një fletë udhëzim në përputhje me udhëzimin administrativ…në momentin kur kryhet shërbimi ne kërkojmë nga spitali të dërgojë raportin dhe bashkërisht dërgohet për të aprovuar shumën përkatëse”, tha ai.

Kritika Plakiqit për mungesë të një liste të çmimeve për shërbimet që kryhen jashtë vendit adresoi kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami.

“Ju thatë që për trajtimin e sëmundjeve jashtë institucioneve publike bëni një tenderë dhe zgjidhni çmimin më të ulët. Atëherë pse s’ka një listë të çmimeve dhe pse ka hapësirë se dikush nga kjo zyrë apo ndonjë fushë tjerë të kryej faturat”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se planifikojmë të hartojnë një strategji tri vjeçare për të investuar në brenda institucioneve shëndetësore që shumica e intervenimeve të bëhen në Kosovë.

“Do të bëhet një strategji mbase tri vjeçare, mos të pretendojmë se për 1 vit të trajnojmë të gjitha këto. Por besoj se do të jetë një plan konkret që do t’na mundësonte të kemi një reformim të drejtë dhe arsyeshëm të investimeve kapitale brenda institucioneve shëndetësore dhe besojmë se shumica e këtyre intervenimeve do të zvogëloheshin në masë të madhe. Mendoj që është e nevojshme që brenda këtij udhëzimi administrativ të përfshihet lista me këto patologji, sipas klasifikimit ndërkombëtar me çmime referente”, tha ai.

I ftuar për të raportuar në këtë komision ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por mungoi, siç u tha për shkak të agjendës së ngarkuar./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori