LAJMI I FUNDIT:

Trajtime preferenciale dhe selektive në burgjet e Kosovës

Trajtime preferenciale dhe selektive në burgjet e Kosovës

Të burgosurit në burgjet e Kosovës ende përballen me probleme të ndryshme gjatë kohës sa ata vuajnë dënimin, ky vlerësim del në bazë të monitorimit të organizatave të cilat e mbikëqyrin burgjet e Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, burgjet e Kosovës kanë shënuar përmirësim, por mbetet edhe shumë punë për t’u bërë.


Risocializimi, trajtimi në pikëpamje të rehabilitimit, kategorizimit ose sistemimit të dënuarve sipas veprave penale dhe kushteve tjera, siç parashihen me ligjet tona apo konventat e parimeve ndërkombëtare, shërbimet shëndetësore të cilat në burgjet e Kosovës nuk janë të duhurat, janë disa nga problemet me të cilat po përballen të burgosurit.

Alban Muriqi, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka treguar për KosovaPress se duhet të bëhet më shumë në programet për risocializimin e të burgosurve pas lirimit në mënyrë që qëllimi i sistemit ndëshkimor nuk është ndëshkim por risocializim dhe kthim në shoqëri si persona të vyeshëm.

Por nga të burgosurit, QKRMT ka marrë edhe ankesa të ndryshme.

Muriqi ka veçuar njërën nga ankesat siç është ajo e shërbimit shëndetësor, duke thënë se në burgjet e Kosovës ka probleme shumë me shëndetësinë, si në aspektin profesional, ashtu edhe me trajtimin në kohë, ku ka trajtime preferenciale dhe trajtime në bazë të korrupsionit dhe nepotizmit.

“Të dënuarit kanë ankesa për aspekte të ndryshme të jetës në burg, por kryesisht ne i veçojmë dhe kemi vlerësuar për vite janë të shërbimeve shëndetësore në burgje nuk është i nivelit të duhur, i nivelit të kënaqshëm. Ka probleme shumë me shëndetësinë, qoftë me shërbimin profesional, me trajtimin në kohë. Ka trajtime preferenciale. Ka trajtime shëndetësore në baza të korrupsionit apo nepotizmit dhe ka ankesa të shumta, pritje të gjata të terminëve. Tani shërbimi shëndetësor është pavarësuar nuk është m ë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë por është pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë në pikëpamje profesionale, ndoshta është më mirë por në përgjithësi ka shumë vështërsi, probleme në komunikimin dhe koordinimin e tyre”, tregoi Muriqi për KosovaPress.

Element tjetër i rëndësishëm në trajtimin e duhur të personave të cilëve iu ka hequr lira, është edhe klasifikimi i tyre.

“Klasifikimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e duhur tëpersonave të dënuar ose të cilëve iu ka hequr liria dhe kjo nënkupton disa kritere të cilat duhet të merren parasysh siç është ajo ndaj vepër penale, madje mund të jetë edhe mosha, gjendja shëndetësore, vepra penale, gjatësia e dënimit dhe këto janë si parime bazë, por nuk merren parasysh. Realisht nga shërbimi korrektues edhe pse sot ose vitin e fundit kushtet në pikëpamje të akomodimit të hapësirave që ofrohen janë shumë më të mira se para disa vitesh… Tani për tani klasifikimi nuk është i duhur dhe ka probleme si pasojë e klasifikimit jo të mirë”, tha ai.

Ai ka shtuar se në burgje ka incidente të shpeshta mes të dënuarve, dhe se ka pakënaqësie për personat e varur nga droga që janë të vendosur gjithandej shërbimit korrektues, e që për këta persona nuk ofrohet ndonjë tretman i duhur. Veç kësaj as shërbimi i shëndetit mendor nuk është i duhuri, e që këta persona vendosen në një vend me personat e tjerë e që kjo shkakton edhe shqetësim në vetëve, ka treguar Muriqi nga QKRMT.

Ndërsa, sa i përket mënyrës së trajtimit se a bëhen dallime mes të burgosurve me kushtet ekonomike të cilat të burgosurit i kanë jashtë Shërbimit Korrektues, Muriqi për KosovaPress ka treguar se në fillim të gjithë janë të barabartë në kuptimin e vendosjes dhe regjimit që i ofrohet, por që kjo me kalimin e kohës ndryshon, pasi që, siç ka potencuar ai, trajtimet bëhen në baza preferenciale, sidomos në aspektin social apo ekonomik.

Edhe menaxherja e projektit në KMDLNj, Valentina Demolli, është shprehur se vitet e fundit Shërbimi Korrektues, si institucion i ri ka ngecur shumë në aspektin e trajtimit të personave të paraburgosur dhe të dënuar, por që trajtimi në shumë aspekte është më i mirë se sa që ka qenë.

“Nëse flasim për trajtimin, unë me përgjegjësi mund të them se viteve të fundit shërbimi korrektues ndonëse si institucion i ri ka ngecur mjaft shumë në aspektin e trajtimit të personave të paraburgosur dhe të dënuar. Trajtimi në shumë aspekte është shumë më i mirë se sa ka qenë. Mirëpo gjithmonë qëllimet monitorimit janë që të identifikohen problemet dhe të ndihmohet gjithmonë në përmirësim të gjendjes. Në raport me rajonin mund të them se Kosova qëndron shumë më mirë se Shqipëria, Maqedonia, sesa Serbia apo Mali i Zi, në shumë aspekte të trajtimit. Trajtohen shumë më mirë, për shumë institucione mund të themi se edhe kushtet fizike janë më të mira”, tha Demolli.

Demolli tregoi që personat që kanë status më të mirë ekonomik, më i mirë është edhe trajtimi i tyre në institucionet korrektues.

“Viteve të fundit mund të themi që klasifikimi është përmirësua. Mirëpo nëse e keni fjalën tek kushtet ekonomike-sociale, atëherë mund të themi që ata persona të cilët jashtë këtyre institucioneve kanë një status të mirë ekonomik, edhe trajtimi i tyre në institucionet korrektuese është më ndryshe në kuptimin pozitiv, ose diskriminues për të tjerët, se sa ata të cilët nuk kanë kushte apo një status po kaq të mirë ekonomiku-social jashtë institucioneve korrektuese”, tha ajo.

Ajo ka përmendur se buxheti i ndarë për Shërbimin Korrektues nuk është i mjaftueshëm që kjo e pamundëson përmbushjen e kërkesave të këtij shërbimi.

Gjithashtu, Demolli tha se numri i ankesave të të burgosurve gjatë vitit 2015 ka qenë më i vogël, duke shtuar se ka pas disa raste jo të rënda të shkeljeve.

Në burgjet e Kosovës gjinden rreth 1600 të burgosur. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj për KosovaPress tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në SHKK është e mirë.

“Gjendja e përgjithshme e sigurisë ne SHKK është e mirë, falë angazhimit të stafit. Kontrabanda është në rënie. Jemi të gjithë të angazhuar qe ta parandalojmë kontrabandën në nivel të shërbimit. Nuk ka grupe të dhunshme brenda burgjeve, të cilët mund t’i rrezikojnë të tjerët”, ka thënë Zogaj përmes një e-maili./Telegrafi/
 

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori