Monedha e përbashkët evropiane e inkurajon tregun dhe investimet matanë kufijve dhe rritjen e tyre. Por, vendet me ekonomi që udhëhiqen keq, nuk do të duhej kurrë të lejoheshin të bashkoheshin në euro. Sa më shumë që eurozona të zvogëlohet, ajo më shpejtë do të stabilizohet.
Një vend si Greqia, me buxhet të madh dhe me deficite, nuk mund të qëndrojë në euro, nëse nuk janë plotësuar dy kushte. Së pari, i duhet konsensusi politik për mbështetjen e kursimeve të dhembshme për shumë vite. Por, shumë politikanë grekë i kundërshtojnë shkurtimet e mëtejshme. Së dyti, Gjermania dhe vendet e tjera kryesore të eurozonës, duhet të kenë vullnet për dhënien e ndihmave të shtrenjta, në mënyrë të pakufizuar.
Ky përkushtim është në pikëpyetje: një kryeministër i vendit në eurozonë ka thënë se nuk do të kontribuojë më për çfarëdo huaje, dhe se Greqia duhet të tërhiqet nga euroja.
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë përshkruar recetë për shërim Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, ku thuhet se shkurtime të tmerrshme publike të shpenzimeve dhe reforma strukturale, janë të domosdoshme, por jo të mjaftueshme.
Asgjë nuk është bërë për të promovuar rritje në këto shtete. Kursimi, në fakt, ka çuar në rritje negative, duke e shtuar barrën e kredive në nivele të paqëndrueshme. Një lloj i dështimit të kthimit të borxheve duket se është i pashmangshëm në këto tri vende.
Liderët e BE-së do të duhej t’i ri-kapitalizonin bankat e tyre me të shpejtë, në mënyrë që ato të mund të ballafaqohen me dështimet e përmendura. Ata, po ashtu, duhet të krijojnë një "Marshall Plan" modern, për t’iu dhënë shtytje investimeve publike dhe private në vendet “periferike”.
Ata duhet të japin më tepër mbështetje morale dhe politike, duke mbajtur samite në këto vende dhe duke shpjeguar te popujt e tyre përse kursimet janë të domosdoshme.
Ekzistojnë dy shkaqe për pesimizëm në eurozonë. Njëri është veprimi i ngadalshëm i liderëve evropianë. Euroja është sikur pacienti i sëmurë në shtrat, i rrethuar nga doktorët, të cilët nuk pajtohen për natyrën e sëmundjes, ose për barërat që nevojiten për shërim.
Liderët kanë dështuar t’i bindin tregjet, që ata po e dinë se çka po bëjnë. I dyti shkak i pesimizmit është rritja e ndjenjës euro-skeptike në Evropë. Në vendet “periferike” ka kundërshtim në rritje ndaj shkurtimeve të shpenzimeve. Në vendet kryesore siç janë Finlanda, Gjermania dhe Holanda, ekziston armiqësi në rritje ndaj ndihmave të mëtejshme. Pra, edhe nëse doktorët i gjejnë barërat, parlamentet në Evropën Veriore dhe Jugore, mund të mos i pranojnë.
Nëse Greqia i ristrukturon borxhet e veta, të themi 70 % të vlerës, problemet e saj nuk do të zgjidhen. Do të duhet ende të huazojë për buxhet dhe për deficitet aktuale. Disa thonë se largimi nga euroja do të ishte çmenduri, pasi Greqia, në atë rast, do ta ndante veten nga tregjet kredituese. Por, Greqia aktualisht është larguar nga këto tregje, dhe nëse përpiqet të largohet nga euroja, duhet ta kërkojë ndihmën e partnerëve të saj në aranzhimin e një daljeje të rregullt.
Do të ketë biseda për ndihmë dhe kontroll të kapitalit. Të mos harrojmë se një numër në rritje i evropianëve veriorë dëshiron që Greqia të shkojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime