LAJMI I FUNDIT:

Tillerson: Pavarësisht marrjes së Rakës, lufta nuk ka përfunduar

Tillerson: Pavarësisht marrjes së Rakës, lufta nuk ka përfunduar

SHBA përshëndeti sot fitoren vendimtare në Raka të forcës arabo-kurde, e mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar, duke paralajmëruar gjithsesi se lufta kundër xhihadistëve nuk ka përfunduar.

“Çlirimi i Rakës është një etapë thelbësore në luftën globale kundër grupit të Shtetit Islamik”, bëri të ditur në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.


Por humbja e Rakës, nga ana e grupit të Shtetit Islamik, nuk nënkupton që lufta kundër ISIS-i ka përfunduar, paralajmëroi Tillerson.

“Koalicioni botëror do të vijojë të mbështesë të gjithë elementët e pushtetit kombëtar, ushtarak, shërbimeve sekrete, diplomaci, ekonomi, forcat e rendit dhe fuqisë së komuniteteve tona deri sa të gjithë sirianët të çlirohen nga brutaliteti i ISIS-it dhe se ne do të sigurohemi për të mos përhapur terror në botë”, vijoi sekretari i Shtetit.

ISIS kontrollonte Rakën, në veri të Sirisë prej 2014, duke e shndërruar në bastionin e tij.

Forcat demokratike siriane (FDS), një aleancë e luftëtarëve kurdë dhe arabë të mbështetur nga Uashingtoni rimorën këtë javë kontrollin e qytetit, pas katër muaj luftimesh.