LAJMI I FUNDIT:

T’i japësh fund luftës siriane

T’i japësh fund luftës siriane

Jeffrey D. Sachs

Siria është aktualisht katastrofa më e madhe humanitare në botë dhe pika e nxehtë më e rrezikshme e gjeopolitikës. Sirianët janë gjendur në një kasaphanë, ku më shumë se 400,000 kanë vdekur dhe 10 milionë të tjerë janë zhvendosur.


Grupet e dhunshme xhihadiste mbështetur nga padronët e jashtëm që e kanë futur vendin pamëshirë në shkatërrim dhe kanë viktimizuar popullatën. Të gjitha palët e konfliktit – regjimi i presidentit Basha al-Assad, forcat anti-Assad mbështetur nga SHBA dhe aleatët, si dhe Shteti Islamik – kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë krime të rënda lufte.

Është koha për një zgjidhje. Por një zgjidhje e tillë duhet të bazohet në llogaritje transparente dhe realiste mbi atë që shkaktoi luftën në radhë të parë.

Kronologjia është si më poshtë. Në shkurt 2011, protesta paqësore u mbajtën në qytetet kryesore të Sirisë, mes fenomenit rajonal të pagëzuar si “Pranvera Arabe”. Regjimi i Assad reagoi me një përzierje të represionit të dhunshëm (duke qëlluar mbi protestuesit) dhe ofertave për reformë. Së shpejti, dhuna përshkallëzoi. Kundërshtarët e Assad e akuzuan regjimin se përdori forcë kundër civilëve pa u përmbajtur, ndërsa qeveria i quajti vdekjet e ushtarëve dhe policëve si provë e xhihadistëve të dhunshëm mes protestuesve.

U dyshua se që në fillim të marsit ose prillit 2011, luftëtarë suni anti-regjim dhe ushtri filluan të hynin në Siri nga vendet fqinje. Shumë dëshmitarë thonë se xhihadistë të huaj u përfshinë në sulme të dhunshme ndaj policëve. (Deklarata të tilla megjithatë janë të vështira për t’u konfirmuar, veçanërisht pas thuajse pesë vitesh).

SHBA dhe aleatët e tij rajonal u përpoqën ta rrëzonin Assadin nga pushteti në pranverën e vitit 2011, duke menduar se ai do të binte lehtësisht si Hosni Mubaraku i Egjiptit apo Zine El Abidine Ben Ali i Tunizisë. Shumë vëzhgues pretendojnë se Katari financoi një rritje në aktivitetin anti-regjim në Siri duke e akuzuar televizionin Al Jazeera se ka rritur ndjesinë anti-Assad kudo në botë, megjithëse pretendime të tilla janë të vështira për t’u vërtetuar.

SHBA imponoi një ngushtim të tregtisë dhe vuri sanksione financiare mbi regjimin. Instituti Brookings, një parashikues i politikës zyrtare amerikane, bëri thirrje për përzënien e Assad dhe propaganda anti-Assad në median amerikane u shtua. (Deri atëherë, Assad konsiderohej nga media amerikane si një sundues relativisht të keq, pavarësisht se autoritar dhe sekretarja e atëhershme e shtetit, Hillary Clinton theksoi në fund të marsit 2011 se shumë në Kongresin Amerikan i referoheshin Assadit si një reformator).

Fillimi i luftës mund të jetë data 18 gusht 2011, kur presidenti Barack Obama dhe Clinton deklaruan se “Assadi duhet të largohet”. Deri në këtë pikë, dhuna ishte ende e përmbajtur. Vdekjet në total, përfshirë civilët dhe luftëtarët, ishin rreth 2900 (sipas pretendimeve të kundërshtarëve të regjimit).

Pas gushtit, norma e vdekjes u rrit. Ndonjëherë pretendohet se SHBA nuk veproi fuqishëm në këtë pikë. Kundërshtarët politikë të Obamës e sulmojnë atë në përgjithësi për ndërmarrjen e pak aksioni, dhe jo shumë. Por SHBA në fakt veproi për të rrëzuar Assadin, megjithëse kryesisht e mbuluar dhe përmes aleatëve, veçanërisht Arabisë Saudite dhe Turqisë. CIA dhe Arabia Saudite i kombinuan veprimet e tyre fshehurazi.

Sigurisht, kronologjia e luftës nuk e shpjegon atë. Për këtë, duhet të ekzaminojmë arsyet e aktorëve kyçë. Së pari dhe më e rëndësishmja, lufta në Siri është një luftë e deleguar, që përfshin kryesisht Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Iranin. SHBA dhe aleatët e vet, Arabia Saudite dhe Turqia e filluan luftën në 2011 për të rrëzuar regjimin e Assad. Aleanca e SHBA u has me kundërforcë të përshkallëzuar nga Rusia dhe Irani, ushtria libaneze e deleguar e Hezbollahut po lufton krah qeverisë së Assad.

Interesi i SHBA në rrëzimin e regjimit të Assad ishte pikërisht siguria mbi mbështetjen iraniane dhe ruse. Largimi i Assad, besonin zyrtarët e sigurisë së SHBA-së, do të dobësonte Iranin, do të pengonte Hezbullahun dhe do të pakësonte ndikimin gjeopolitik të Rusisë.

Aleatët e Amerikës, përfshirë Turqinë, Arabinë Saudite dhe Katarin, ishin të interesuara në zëvendësimin e regjimit Alevit të Assadit në Siri me një regjim të drejtuar nga një regjim i drejtuar nga sunitë (Alevitët janë një degë e islamit shiit). Kjo, besonin ata, do të dobësonte gjithashtu konkurrentin rajonal të tyre, Iranin dhe do të pakësonte ndikimin aktual shiit në Lindjen e Mesme më përgjithësisht.

Duke besuar se Assad do të rrëzohej lehtësisht, SHBA – jo për herë të parë – u mbështet në propagandën e vet. Regjimi u përball me opozitë të fortë, por gjithashtu me mbështetje të konsiderueshme nga brenda. Ç’është më e rëndësishmja, regjimi kishte aleatë të fuqishëm si Irani dhe Rusia. Ishte naive të besohje se asnjëra nuk do të përgjigjej.

Publiku duhet të vlerësojë natyrën e pisët të luftës së drejtuar nga CIA. SHBA dhe aleatët e saj e përmbytën Sirinë me xhihadistë suni, ashtu si SHBA e përmbyti Afganistanin në vitet 1980 me xhihadistë suni (Muxhahidët) që më vonë u bënë Al Kaeda. Arabia Saudite, Turqia, Katari dhe SHBA-ja rregullisht kanë mbështetur disa nga grumet më të dhunshme xhihadiste në një keqllogaritje cinike se këto të deleguar do të bënin punën e pisët për ta dhe më pas do të mënjanoheshin.

Sipas medias amerikane dhe asaj europiane, ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri është tradhtare dhe ekspansioniste. E vërteta është ndryshe. SHBA nuk lejohet nën statutin e OKB të organizojë një aleancë, të financojë mercenarë të eksportojë armë të rënda për të rrëzuar qeverinë e një vendi tjetër. Rusia në këtë rast po reagon, nuk po vepron. Po i përgjigjet provokimeve të SHBA-së kundër aleatit të saj.

Dhënia fund e luftës do të kërkojë respektim të gjashtë parimeve. Së pari, SHBA duhet të mos bëjë më operacione të mbuluara apo të zbuluara për të rrëzuar qeverinë e Sirisë. Së dyti, Këshilli i Sigurimit të OKB duhet të zbatojnë armëpushimin që tani po negociohet, që i bën thirrje të gjitha vendeve, SHBA, Rusisë, Arabisë Saudite, Turqisë, Katarit dhe Iranit të ndalojnë armatimin apo financimin e forcave brenda Sirisë.

Së treti, të gjitha aktivitetet paraushtarake duhen ndaluar, përfshirë ato që quhen “të moderuar” mbështetur nga SHBA. Së katërti, SHBA dhe Rusia – dhe Këshilli i Sigurimit të OKB – duhet t’i kërkojnë llogari qeverisë së Sirisë për veprimet ndëshkuese ndaj kundërshtarëve të regjimit. Së pesti, tranzicioni politik duhet të ndodhë gradualisht dhe me besimin që krijohet nga të gjitha palët, në vend që të kalohet në “zgjedhje të lira” arbitrare dhe të nxituara.

Së fundmi, Shtetet e Gjirit, Turqia dhe Irani duhet të shtyhen të negociojnë përballë mbi një marrëveshje rajonale që të sigurojnë zgjatjen e paqes. Arabët, turqit dhe iranianët kanë jetuar të gjithë me njëri-tjetrin për mbi një mijëvjeçar. Ata, jo fuqitë e jashtme, duhet t’i hapin rrugën rendit të qëndrueshëm në rajon. /Project Syndicate/Marrë nga: reporter.al/

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori