LAJMI I FUNDIT:

Themelohet rrjeti i përgjegjësisë së korporatave

Themelohet rrjeti i përgjegjësisë së korporatave

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka njoftuar për themelimin e Rrjetit të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatave në Kosovë.

Themeluesit e këtij rrjeti janë Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK), AVC Group, Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv në Kosovë (CEED), Coca Cola Hellenic, Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Marigona Residence, Meridian Corporation, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, Sharrcem-Titan Group, Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve, dhe PR Solutions.

Duke parë se praktikat e PShK në Kosovë kufizohen vetëm rreth donacioneve dhe projekteve të bamirësisë, Oda Amerikane dhe themeluesit e Rrjetit të PShK në Kosovë besojnë që është tejet e rëndësishme që sektori privat të angazhohet më shumë në prezantimin e praktikave etike dhe të përgjegjshme përmes PShK.

Synimi kryesor i Rrjetit PShK të Kosovës do të jetë përqafimi i përgjegjësisë për veprimet e kompanisë dhe inkurajimi i një ndikimi pozitiv përmes aktiviteteve tona në mjedis, konsumatorë, punonjës, komunitete, palë të interesit, si dhe në publikun e gjerë. /Telegrafi/