LAJMI I FUNDIT:

Termocentrali “Dioksidi i karbonit, ne energji”, do ndertohet ne Gjermani

Termocentrali “Dioksidi i karbonit, ne energji”, do ndertohet ne Gjermani

I pari termocentral në botë që synon të mbledhë dhe depozitojë emisionet e dioksid karbonit me qëllim prodhimin e energjisë do të ndërtohet në Spremberg në Gjermaninë lindore.

Emisionet e gazrave të dëmshëm do të depozitohen nën tokë në të ashtuquajturat hapësira të sigurta gjeologjike për tu përdorur më pas për prodhimin e energjisë thonë shkencëtaret.

Teknologjia e re njihet dhe si CCS dhe është hera e parë që ajo vihet në jetë me qëllim komercial cka ka bërë që menjeherë të hasë në kundërshtimin e ashpër të grupeve ambjentaliste.

Një grup protestuesish u mblodhën jashtë godinës qendrore të kompanisë Vattenfall për të kundërshtuar fillimin e projektit në fjalë deri në momentin që testimet e kryera për këtë teknologji të konsiderohen të mjaftueshme.

"Ne bëjmë thirrje për një moratorium që ndalon ndërtimin e termocentralit në Gjermani deri kur do të zhduket cdo fije dyshimi mbi këtë teknologji, të provohet që funksionon dhe që nuk ka rrezik," thotë një protestuese.

Vattenfall, kompania që promovon projektin e termocentralit të ri deri tani ka investuar rreth 70 milion euro e premton se ka zbuluar teknologjinë e së ardhmes.

Zyrtarët e energjisë në Gjermani dhe në Bashkimin Europian thonë se ky termocentral mbetet prova e madhe e nëse vërtetohet i suksesshëm do të aplikohet në termocentralet aktualë që veprojnë më qymyrguri në shtetet e BE-së deri në vitin 2020.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori