LAJMI I FUNDIT:

Tentohet të grabitet një femër nga një shtetas i huaj në Prishtinë

Tentohet të grabitet një femër nga një shtetas i huaj në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Me datë 28.11.2020, rreth orës 21:15, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një tentim grabitje.

Njësia kompetente e stacionit policor Jugu në Prishtinë ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimit të viktimës (viti i lindjes 1985), janë marr informatat se, viktima kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa barna dhe duke u kthyer për në banesë ishte sulmuar nga një person, i cili kishte tentuar t’ia marr telefonin dhe çantën e krahut, përderisa ajo ka rezistuar dhe ka kërkuar ndihmë, i dyshuari e kishte shty viktimën dhe ka ikur nga aty.


Njësitet policor pas pranimit të informacioneve relevante kanë ndërmarr veprime të shpejta operative dhe profesionale duke iu vënë në ndjekje të dyshuarit, dhe të njëjtin kanë arrit ta kapin (arrestojnë) në afërsi të ndërtesës së “Iber Lepenc”.

Policia pas arrestimit ka arritur ta identifikoi të dyshuarin e arrestuar mashkull (viti i lindjes 1994) me shtetësi të huaj dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, i njëjti është dërguar në qendër të mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe veprime rigoroze ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre që bien në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori