Në takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel, kurdo që mbahet, nga opozita kërkojnë që të shfrytëzohet për nënshkrimin e marrëveshjes për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ndërkohë ekspertë të sigurisë dhe vëzhgues të procesit të dialogut këmbëngulin që Kosovë duhet të ndjekë vijën e respektimit të marrëveshjes, si e vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE si dhe forcimit të shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare.
Në katër komunat veriore të Kosovës, si rrallë herë Lista Serbe nuk udhëheqë, të paktën jo zyrtarisht, nga kolltuku i zyrës së kryetarit.
As në zgjedhjet e 23 prillit Lista Serbe nuk do të marrë pjesë.
Për një platformë të përbashkët për këtë situatë, presidenti serb ka paralajmëruar se do të vendoset në Rashkë, qyteti kufitar me Kosovën.
Kjo pak a shumë është situata në pjesën veriore, pak javë para takimit të radhës të nivelit të lartë, i cili është paralajmëruar më 22 prill, por që nuk është datë përfundimtare.
Në sytë e profesorit të medias dhe konfliktit në Universitetin Adger (Oslo), Abit Hoxha, pala serbe do të bëjë çdo gjë që marrëveshja e Ohrit të mos-funksionojë. Ndërkaq sjelljet e Listës Serbe sipas tij janë tendencë që të paraqiten të pavarur.
“Kështu do të ndodhë edhe me Listën Serb, kështu do të ndodhë edhe me tabelat e veturave që do të sillen përsëri në diskutim, kështu do të ndodhë edhe me vend-kalimet kufitare dhe me të gjitha aspektet që duhet të merremi vesh me Serbinë”, ka thënë profesori, Abit Hoxha për RTV Dukagjinin.
Hoxha thotë se edhe Kosovë duhet të kundër-përgjigjet me një listë të çështjeve për zbatim, në marrëveshjen për të cilën nuk është optimist se do të zbatohet tërësisht në dhjetë vitet e ardhshme.
“Secila Qeveri në Ballkan do të dojë që implementimin e marrëveshjes ta shtyjë deri në fund të mandatit të saj. Ta përfundoj mandatin dhe pastaj me vepruar me këtë çështje për shkak se është e rrezikon mobilizimin e votës së vet, do të thotë kjo kthehet në esencë në material elektorat”, shtoi Hoxha.
Përkundër kalkulimeve që mund të kenë palët, vëzhgues tjerë të dialogut thonë se palët kanë interes dhe përfitim të zbatojnë dakordimin në Ohër.
“Po marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit, natyrisht se e përshpejtojnë rrugëtimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, kështu Kosova është shumë e përkushtuar për t’u anëtarësuar shpejt në BE, edhe aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat besoj se është në kuadër të asaj frymës shtetërore që janë duke u angazhuar të gjitha institucionet për me i plotësuar kriteret në këtë faze”, ka thënë analisti Gazmir Raci.
Sa i përket marrëveshjes së Ohrit për të cilën ka pajtim por jo nënshkrim, nga opozita kërkojnë që për çështjen e asociacionit të kërkohet garanci se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Po kërkojmë garanci që (Asociacioni) të mos ketë kompetenca ekzekutive, të mos ketë një pushtet të tretë në Kosovë dhe të respektohet Kushtetuta. Është një verdikt i Gjykatës Kushtetuese dhe këtë po e kërkojmë. Në parim ne si parti opozitare e kemi përkrahur planin franko-gjerman dhe gjithmonë kemi kërkuar që mos të ketë dialog teknik, por të kalohet në dialog politik dhe të trajtohen çështjet…”, thotë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme e sheh si të dobishme edhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, dokument të cilin kërkon që nënshkruhet në takimin e radhës në Bruksel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker