LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja dhe Shoqata e Gastronomëve diskutojnë për riprogramimin e borxheve tatimore

ATK-ja dhe Shoqata e Gastronomëve diskutojnë për riprogramimin e borxheve tatimore

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim përfaqësuesit nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar rreth situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19.

Në veçanti u diskutua për vështirësitë me të cilat gastronomia është duke u ballafaquar.


Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësit në aspektin tatimorë për industrinë e gastronomisë-konkretisht në ri-programimin e borxheve tatimore, fiskalizimin e tërësishëm të këtij sektori, si dhe bashkëpunim në luftimin e ekonomisë jo-formale, e cila sigurisht ndikon në uljen e konkurrencës së pa barabartë në treg. /Telegrafi/