LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria Kurti po e menaxhon pandeminë duke shkarkuar profesionistë e duke emëruar militantë

Tahiri: Qeveria Kurti po e menaxhon pandeminë duke shkarkuar profesionistë e duke emëruar militantë

Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri (PDK) e ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik të Univeristetit të Kosovës.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë për tipar një qeveri në ikje.


Postimi i plotë i Tahirit:

“Shkarkimi i Bordit të QKUK-së dhe veçmas njeriut që i doli zot punës së vet si një profesionist i vërtetë, z. Naser Ramadani, pikërisht në kohën kur pandemia po përhapet e po rritet, është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë për tipar një qeveri në ikje.

Për muaj e javë tashmë qytetarët e Kosovës e kanë pasur referencë z. Ramadani, si këshillim e siguri për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, ndërsa Albin Kurti e shkarkon nga detyra për ta zëvendësuar e shkretuar me militantë të shkretë.

Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët. Nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar, shpërblim për militantët e degradim për institucionet.

I pa këndellur nga dezertimi që ia shkaktoi vetës, në ditët e fundit të tij në zyre po e tregon formulën absurde të degradimit të vendimmarrjes që i takon një kryeministri. Vendimi i djeshëm i Albin Kurtit, është vendim aq i ultë, hakmarrës, i dëmshëm, qëllimkeq, i pavend, i paarsyeshëm e absurd, me të gjitha tiparet që i mbanë vetë vendimmarrësi i tij.

Prandaj për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije kontrolli”, ka shkruar Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori