LAJMI I FUNDIT:

Stefanoviq: Dialogu për Kosovën, monolog i Vuçiqit

Stefanoviq: Dialogu për Kosovën, monolog i Vuçiqit

Panelistë të tribunës së mbajtur në Beograd “Nyja e Kosovës” vlerësuan se nuk ka dialog të brendshëm për Kosovën, për shkak se diskutimet e filluara zhvillohen në qarqe të  ngushta, jo-transparente dhe për një zgjidhje të bërë paraprakisht.

“Kjo që po bëhet nuk është një dialog. Ekziston dëshira që tema për Kosovën të prehet, por nga vetë natyra e çështjes jam kundër intervenimeve kirurgjike, sepse zgjidhjet e shpejta dhe të lehta nuk mund të sjellin paqe dhe stabilitet”, tha Oliver Ivanoviq, kryetar i Iniciativës Qytetare SDP, e ku ishin panelsitë edhe nënkryetarja e Lidhjes Qytetare të Serbisë Vesna Peshiq, lideri i të Majtës së Serbisë, Borko Stefanoviq dhe gazetari Dejan Anastasijeviq, raporton “FoNet”, përcjell Telegrafi.


Ivanoviq tha se idetë siç është ndarja e Kosovës janë zgjidhje të lehta, sepse kur “të tërhiqet kufiri, mund të bien kokat e dikujt”.

“Në parim unë kam mbështetur idenë e dialogut, por me dy kushte – që të mos ketë zgjidhje përfundimtare dhe të mos ketë afat kohor, por këto kushte nuk u plotësuan”, tha Ivanoviq, duke shtuar se dialog është dashur të përfshihen serbët nga Kosova, intelektualë, përfaqësues të  institucioneve të caktuara dhe Kisha Ortodokse Serbe.

“Pse ky nxitim, pse duhet bërë zgjidhje sot, për neve është me interes që  dialogu të shkojë sa më gjatë dhe  të zgjidhen çështjet kryesore si ajo e personave të zhdukur dhe hyjmë në proces të sinqertë të pajtimit”, tha Ivanoviq, duke shtuar se Kosova është një temë e futur thellë në shoqëri dhe se ajo nuk duhet të shikohet përmes qëndrimeve të qarqeve të ngushta intelektuale.

Mirëpo, Vesna Peshiq e kundërshtoi këtë qëndrim të Ivanoviqit duke shtruar pyetjen se “Pse është racionale të mbështetet miti?”

“Çfarë do të thotë të zhvillosh dialog dhe të zgjidhësh  çështjen e Kosovës në një kohë të pacaktuar? Nedo të mbetemi një shtet i zymtë, në qoftë se nuk heqim dorë nga miti – një shtet që nuk ka as kufij të qartë,” paralajmëroi Peshiç.

Ajo vuri në dukje se edhe pse “të gjithë e dinë se Kosova është e humbur”, kjo nuk do të thotë njohje formale të pavarësisë, por se “përmes disa fazave duhet të dalë nga tuneli” dhe përmendi si shembull modelin e dy Gjermanive.

Vesna Peshiq ishte anëtare e  komisionit që shkroi raportin për të drejtat e njeriut në Kosovë të paraqitura në librin “Nyja e Kosovës”, e cili u botua në vitin 1990  dhe sipas në të cilit u emërtua dhe tribuna e sotme.

Duke u përpjekur për t’iu përgjigjur pyetjes bazë të librit “Nyja e Kosovës – të zgjidhet apo të prehet”, lideri i Lëvizjes së Majtë Borko Stefanoviq ka thënë se ai beson se zgjidhja më e mirë do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përcakton të gjitha çështjet e pazgjidhura, të cilat nuk do të lejojnë anëtarësimin i Kosovës në  Kombet e Bashkuara.

Ai gjithashtu tha se dialogu i brendshëm për Kosovën “është monologu i Vuçiqit (Aleksandar) me Vuçiqin e vjetër”, për të cilin ai ka nevojë për alibi.

Gazetari i revistës “Vreme”,  Dejan Anastasijeviq, tha se është e pamundur të zhvillohet dialog në Serbi dhe theksoi se rezultati i bisedimeve për Kosovës dihet paraprakisht.

“Gjermania tashmë ka trasuar historinë e zgjidhjes së statusit final të Kosovës, dhe ajo do ta fitojë këtë. Rezultati është i njohur – një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme në linjën e marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Anastasijeviq. /Telegrafi/