LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.

Në raportin e “Reporterëve pa Kufij” thuhet se përderisa tregu mediatik i Kosovës është i larmishëm, zhvillimi i tij është i kufizuar. Liria e medias është e kërcënuar nga ‘rregullimi i politizuar’, qasja e pamjaftueshme në informacion dhe rritja e sulmeve fizike.


Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objektiv i sulmeve politike, thuhet tutje.

“Liria e shprehjes, mbrojtja e burimeve dhe e drejta për informim janë të garantuara ligjërisht… Por, gjithnjë e më shumë gazetarë u janë nënshtruar SLAPP-ve të iniciuara nga grupe biznesi dhe politikanë”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.

Mediat në raportin e Reporterëve pa Kufij në përgjithësi thuhet se janë të varura nga reklamat qoftë nga qeveria, qoftë nga partitë politike, të cilat të dyja shpërndahen në mënyrë jotransparente dhe partiake.

“Përveç kësaj, nëpërmjet pronarëve të tyre, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve nga grupe të fuqishme politike apo biznesi. Mediat në gjuhën serbe përballen me sfidën shtesë të një tregu të vogël në të cilin disa media varen nga financimi nga Serbia fqinje, ndërsa media e pavarur nuk do të mbijetonte pa financim ndërkombëtar”.

Mediat e pavarura dhe gazetarët investigativë janë shpesh në shënjestër të fyerjeve dhe lajmeve të rreme në mediat sociale.

Reporterët pa kufij përmendin edhe sulmet kundër gazetarëve gjatë protestave të një serbëve në veri të Kosovës.

Raporti po ashtu përmend vrasjet dhe zhdukjet e gazetarëve që kanë ndodhur para dhe gjatë Luftës së Kosovës të cilat thuhet se kanë mbetur të pandëshkuara.

Ndryshe, në raportin e publikuar nga Reporterët e Kosovës, Maqedonia e Veriut zë vendin e 36, Mali i Zi 40, Bosnja dhe Hercegovina zë vendin e 81, Serbia 98, Shqipëria 99. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori