LAJMI I FUNDIT:

Sot zhvillohen tri ndeshjet e shtyra të javës së 15-të në BKT Superligën e Kosovës

Sot zhvillohen tri ndeshjet e shtyra të javës së 15-të në BKT Superligën e Kosovës

Sot (e enjte) do të zhvillohen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligën e Kosovës të parapara të luheshin gjatë të mërkurës.

Gjatë të martës janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 15-të, me Prishtinën që fitoi 2-0 ndaj Feronikelit dhe Dukagjinin e Ulpianën që luajtën baras 1-1.

Të mërkurën ishin në orar për t’u zhvilluar edhe tri ndeshjet tjera, por shpallja ditë zie në këtë ditë shkaku i vdekjes së 46 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin me autobus në Bullgari, bëri që ndeshjet të shtyhen.


Ditë zie në Kosovës për viktimat shqiptare nga Maqedonia e Veriut, shtyhen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë
Lexo po ashtu Ditë zie në Kosovës për viktimat shqiptare nga Maqedonia e Veriut, shtyhen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë

Megjithatë, këto tri ndeshje pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme dhe secili takim pritet të jetë më interesant se tjetri.

Padyshim se vëmendja dhe ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku ekipi i kuq me emrin e qytetit e pret rivalin e urryer lokal, Dritën.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, ku Drenica në kërkim të pikëve pas tri humbjeve e pret Llapin në formë në ndeshjen që zhvillohet në “Bajram Aliu”.

Takimi i fundit, por jo nga rëndësia do të luhet në Suharekë, ku vendasit e Ballkanit duan medoemos fitore ndaj Malishevës.

Të tri ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori