LAJMI I FUNDIT:

Skriniar: Nuk di asgjë për interesimin e Barçës, jam i lumtur te Interi

Skriniar: Nuk di asgjë për interesimin e Barçës, jam i lumtur te Interi
SINGAPORE - JULY 28: Milan Skriniar #37 of FC Interernazionale looks during an official ICC Singapore Training Session at Bishan Stadium on July 28, 2017 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)

Milani Skriniar ka thënë se trajneri Luciano Spalletti është një trajner i vështirë, por shumë i mirë.

Sllovaku bëri edhe shaka me kërkesën e tifozëve për të ndryshuar emrin.

“Natyrisht se nuk do të lexoj gjithë ato se çfarë tifozët shkruajnë për mua në internet. Kam dëgjuar koret”.


“Trajneri po i shikon paraqitjet e mia si të mira, është një trajner i vështirë, por definitivisht një nga më të mirët në Itali. Kam marrëdhënie të mira me atë, avantazhi i tij është se ai e di kur t’i ndez gjërat dhe kur t’i qetësojë”.

Skriniar po ashtu ai ka folur edhe për marrëdhëniet e mira që ka me tifozët.

“Më pëlqen gjithmonë kur flasin për mua. Kur u transferova këtu ata fillimisht më kërkuan të ndërroj emrin, kjo pse është i njëjtë me emrin e klubit rival, por natyrisht që ishte në formë shakaje”.

“Nuk rrethohem nga tifozët si Marek Hamsik te Napoli, por nëse ndalem për një autograf do vijë gjithmonë një tjetër në radhë. Edhe tifozët e Milanit më kanë kërkuar autografe dhe kjo për mua nuk është problem. Por, nuk krahasohen me ato që Marek jep te Napoli”.

Sllovaku u pyet edhe për thashethemet se ai kërkohet nga Barcelona.

“Nuk e di nëse është e vërtetë. Di aq sa është shkuar në gazeta, është detyrë e Karol (Csonto, agjenti i Skriniarit) të merret me atë punë. Ka pak kohë që jam pjesë e Interit dhe nuk dua të flas për një transferim të mundshëm. Barça është Barça, por nuk po them asgjë. Jam te Interi dhe jam i lumtur”, ka shtuar Skrinar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori