LAJMI I FUNDIT:

Situata e sulmuesin Jalen Blesa ende e paqartë, shtohen klubet që e duan yllin e Prishtinës

Situata e sulmuesin Jalen Blesa ende e paqartë, shtohen klubet që e duan yllin e Prishtinës

Sulmuesi amerikano-spanjoll i Prishtinës, Jalen Miller Blesa vazhdon të mbetet një emër i kërkuar në afatin kalimtar të janarit, ku klubet e interesuara për shërbimet e tij po rriten dita-ditës.

Blesa deri më tani këtë sezon ka realizuar 10 gola dhe ka kontribuuar me tri asistime në 18 paraqitje me fanellën e kryeqytetasve.

Paraqitjet e tij të mira dhe kontrata pranë skadimit, pasi ka edhe gjashtë muaj, ka bërë që sulmuesi të bëhet një emër i lakuar nga klubet evropiane.


Sheriff Tiraspol, Oleksandriya, Universitatea Craiova dhe disa klube të tjera janë të interesuara për shërbimet e Blesas.

Jalen Blesa do të largohet në janar nga Prishtina, klubi do ta pranojë ofertën më të lartë
Lexo po ashtu Jalen Blesa do të largohet në janar nga Prishtina, klubi do ta pranojë ofertën më të lartë

Megjithatë, tani në garë për transferimin e sulmuesit spanjoll kanë hyrë edhe dy klube tjera.

Sipas mediumit rumun Fanatik, Steaua Bukureshti apo i njohur tani si FCSB dëshiron transferimin e Blesas në afatin kalimtar të janarit.

Ky medium shton se sulmuesi i Prishtinës pëlqehet shumë, shkaku i moshës dhe çmimit që nuk mund të shkoj mbi 200 mijë euro, pasi në të ardhmen mund të shitet shumë më shtrenjtë.

Telegrafi gjithashtu mëson se për sulmuesin Blesa interesim ka shprehur edhe klubi zviceran, Schaffhausen, i cili bën gara në ligen e dytë të Zvicrës.

Për të ardhmen e tij, Telegrafi ka kontaktuar drejtorin sportiv të Prishtinës, Driton Krasniqin, i cili ka konfirmuar shkurtimisht ofertat për lojtarin.

“Janë disa oferta për Blesan, do të shohim se çfarë do të bëjmë”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

Ndryshe, Prishtina me datë 13 janar do të udhëtoj drejt Turqisë për fazën përgatitore, ku do të luajë edhe finalen e Superkupës së Kosovës ndaj Ballkanit dhe Telegrafi mëson se Blesa nuk do të udhëtoj fare me ekipin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori