LAJMI I FUNDIT:

Sipas OECD-së kriza ende nuk ka kaluar

Sipas OECD-së kriza ende nuk ka kaluar

Ekonomia globale është në rrugën e rimëkëmbjes, e ndihmuar sidomos nga rritja në SHBA, por rreziqet me të cilat përballet kjo rimëkëmbje janë të shumta, si çmimet e larta në karburanteve dhe problemet e borxheve të larta në vendet anëtare të Eurozonë, deklaron në raportin e saj më të fundit Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (OECD).

Organizata me bazë në Paris shprehet se ekonomia amerikane dhe ajo e Eurozonës, po rriten më shpejt se parashikimet paraprake të gjashtëmuajve më parë, ndërsa ekonomia Japoneze pritet të bjerë në recesion pas katastrofës së trefishtë më muajin mars.

Si rezultat OECD i sugjeron Rezervës Federale Amerikane, të konsiderojë mundësinë për të rritur normën e interesit gjatë këtij viti, ndërsa Bankës Qendrore Europiane i sugjeron të bëjë një periudhë pauze në politikën e saj të shtrëngimit ekonomik. Japonia nga ana tjetër nuk përballet me ndonjë presion për të vepruar me politikat e saj monetare.

Parashikimi i OECD për rritjen ekonomike globale për këtë vit është 4.2 për qind, nga 4.9 për qind që ishte parashikimi i mëparshëm, ndërsa në vitin 2012 rritja globale parashikohet të jetë 4.6 për qind. “Ky është një moment delikat për ekonominë globale, dhe kriza nuk ka kaluar plotësisht pasi ekonomitë tona po krijojnë shumë pak vende të reja pune”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OECD, Angel Guria.


Për sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OECD e ka rritur parashikimin për ekonominë më të madhe në botë, në krahasim me parashikimin e nëntorit, në 2.6 për qind, nga 2.2 për qind në nëntor. Edhe për Eurozonën parashikimi është optimist. Gjatë vitit 2011 blloku me 17 anëtarë pritet të shënojë rritje prej 2 për qind, nga 1.7 për qind që ishte parashikimi i mëparshëm. /Telegrafi/