LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat: Privatizimi i PTK-së të rikthehet për rishqyrtim në Kuvend

Sindikatat: Privatizimi i PTK-së të rikthehet për rishqyrtim në Kuvend

Të dy sindikatat e Punëtorëve të PTK-së kanë reaguar rreth zhvillimeve të fundit të cilat janë duke ndodhur në Postë Telekomin e Kosovës (PTK), sipas tyre këto zhvillime do të ia ulin vlerës PTK-së e për këtë shkak sipas tyre duhet të ndërpritet privatizimi i kompanisë më profitabile në vend.

Sipas udhëheqësve të këtyre sindikatave ngritja e aktakuzave ndaj Kryetarit të Bordit Regjëgjonbalaj dhe Kryeshefit Ekzekutiv Shyqyri Haxha e po ashtu shkrimet ne mediet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe deklarimet nga zyrtarët kryesorë të Qeverisë “ne na bëjnë edhe më të fortë në qëndrimet tona se procesi i privatizimit të PTK-së menjëherë duhet të ndërpritet dhe çështja e privatizimit të PTK-së të rikthehet për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në reagimin e sindikatave të punëtorëve të PTK-së.

Ata kanë thënë se në ketë situatë rrezikohet procesi i negocimit të marrëveshjes kolektive e cila marrëveshje është bazë për garantimin e të drejtave të punëtoreve.
“Ne këto kushte dhe ne këto rrethana privatizimi i PTK-se edhe për laiket më të mëdhenj është përbuzje e pasurisë së Kosovës, dhe injorim i punës dhe përkushtimit të punëtoreve të PTK-së qe me mundin, dijen dhe djersen e tyre e ngritën ketë kompani e cila është shembull jo vetëm në Kosovë por edhe me gjerë me rezultatet e saja konkrete financiare siç janë: Dividentat, viti 2007- 30 milionë, viti 2009- 200 milionë, viti 2010- 80 milionë, viti 2011- 40 milionë”.

Ata kanë treguar se donacionet e PTK-së për tre vite kapin shumën e mbi 5 milionë euro, kurse taksat dhe tatimet të paguara nga viti 2007deri më 2010 janë mbi 123 milionë euro.


Projektet të cilat janë filluar nga PTK dhe janë ndërprere pa fajin e PTK-së e që e kanë ulur vlerën e përgjithshme të PTK-së. “ Operatori i katërt në Shqipëri, shtrirja e fijeve optike, futja e gjeneratës se trete 3G, ndërprerja e të gjitha projekteve zhvillimore për PTK-në”. /Telegrafi/