Koalicioni qeverisës vazhdon të mos e procedojë në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Paralajmërimet e fundit nga Brukseli se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të zbatohet gjatë vjeshtës duket se i ka dhënë më shumë komoditet qeverisë që këtë çështje të mos e fusë ende në procedurë.
Koha shtesë, sipas analistëve politik, do t’i nevojitet koalicionit që të provojë të hap dialogun me opozitën, e cila është vënë ashpër në kundërshtim të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, duke kërkuar rinegociimin e saj.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se paraprakisht do të duhej të kishte një konsensus të gjerë politik, pasi që bëhet fjalë për tërësinë territoriale të Kosovës.
“Të shpresojmë që do të kemi një vendimmarrje të shpejtë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që përfundimisht lëvizja e lirë e qytetarëve tanë të jetë ajo e cila duhet të jetë sikurse në gjithë rajonin”, ka deklaruar Veseli.
“Të njëjtën kohë do të procedojmë edhe në bazë të interesave të vendit tonë dhe në çështjen e demarkacionit. Çka është më kryesore duhet të kemi konsensusin e përbashkët që për vendimet të cilat janë të mëdha dhe që kanë të bëjnë me tërësinë territoriale të kemi edhe konsensusin e përbashkët”, ka thënë Veseli.
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë si të dëmshme, që si pasojë sjell humbjen e mbi 8 mijë hektarëve tokë të Kosovës.
Krahas opozitës është edhe një numër i caktuar i deputetëve nga partitë në pushtet që nuk e mbështesin marrëveshjen aktuale për demarkacionin me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje kërkon minimumin prej 80 votave të deputetëve apo dy të tretat e deputetëve.
Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, thotë se kjo marrëveshje nuk do të duhej të procedohej në Kuvend për ratifikim, para se të rishikohet edhe një herë nga një komision i përzier nga pushteti dhe opozita. Edhe ashtu, ka nënvizuar Krasniqi, sinjalet nga Brukseli janë që liberalizmi i vizave mund të ndodh në fund të vitit, kështu që Kuvendi ka kohë të mjaftueshme të ballafaqohet me këtë çështje.
“Është me interes që gjatë kësaj kohe sa presim dhënien e dritës jeshile nga ana e Parlamentit dhe instancave tjera të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave të mund të krijohet ky komision i veçantë, ta rishikojë këtë marrëveshje dhe më pastaj mund të sillet në Kuvend”, ka theksuar Krasniqi.
“Çfarëdo veprimi i njëanshëm nga partitë në pushtet, pra nga qeveria në këtë rast, do të ishte i rrezikshëm dhe do të mund ta përkeqësonte dhe thellonte krizën politike me të cilën tash e një kohë të gjatë po ballafaqohemi”, ka thënë ai.
Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit është përmendur nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian si kusht para se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së të miratojnë zbatimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian.
Megjithatë, në Kosovë ka kundërthënie dhe mospajtime të shumta nëse demarkacioni ka shënuar drejt vijën kufitare me Malin e Zi. Opozita madje ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Andaj, mbetet të shihet nëse qeveria do të ndërmarrë hapin final të dërgimit të saj për ratifikim në Kuvend apo do t’i japë fillimisht një rast bisedimeve me opozitën. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit