Kamatat në kredi janë shtrenjtuar edhe më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, përderisa kamatat në depozita janë zvogëluar. Sipas raportit të tremujorit të parë të këtij viti të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma mesatare e interesit në kredi, që aplikohet nga bankat komerciale në vend, ka arritur në 14.7 për qind, krahasuar me 14.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përderisa normat e interesit në depozita kanë rënë në 3.4 për qind, krahas 3.8 për qind sa kanë qenë në tremujor vitin e kaluar.
”Diferenca ndërmjet normave të interesit në kredi dhe normave të interesit në depozita në tremujorin e parë të vitit 2011 ishte 11.3 për qind”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.
Ekspertët e ekonomisë thonë se bankat komerciale në vend janë duke e shfrytëzuar mungesën e cash-it në vend, prandaj po aplikojnë norma të larta të interesit, sidomos në kredi.
“Bankat po e shfrytëzojnë mungesën e cash-it në vend, prandaj po aplikojnë kamata të larta në kredi. Kreditë që jepen nga bankat duhet të jenë në funksion të zhvillimit të biznesit, e jo të ngufatjes së tyre”, shprehet Berat Rukiqi, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Sipas tij, bankat po e shfrytëzojnë situatën që të aplikojnë kamata të larta në kredi në një moment adekuat për vendin, ndonëse kamatat e tilla janë pengesë për zhvillim. Rukiqi sqaron se kreditë që merren nga bankat kryesisht po shfrytëzohen për aktivitete të tregtisë, aktivitete afatshkurtra, e jo për aktivitete afatgjate.
Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, më herët është shprehur i pakënaqur me kamatat e larta në kredi që aplikohen nga bankat.
Ndryshe, në tremujorin e parë 2011, sipas BQK-së, sistemi bankar i Kosovës realizoi fitim të pastër në vlerë prej 5.4 milionë euro, i cili është për 23 për qind më i ulët krahasuar me profitin e realizuar një vit më parë.
Në zvogëlimin e profitit të sistemit bankar gjatë kësaj periudhe ka ndikuar rritja më e shpejtë e shpenzimeve, në krahasim me rritjen e të hyrave të bankave komerciale.
Në kuadër të shpenzimeve të sistemit bankar, kategoritë që më së shumti kontribuuan në rritjen e nivelit të përgjithshëm të shpenzimeve ishin shpenzimet e jointeresit dhe shpenzimet për provizione. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimorë vazhdojnë të jenë të lart
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime