Shtatë lojtarëve që u kanë mbetur vetëm edhe 12 ndeshje për ta bindur Ten Hagun që mos t’i largojë nga United

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka disa vendime të rëndësishme për të marrë në fund të sezonit.
Holandezi aktualisht është duke tentuar të mbyllë sezonin me tre trofe të fituar, pasi dëshiron të fitojë Kupën FA dhe Ligën e Evropës, derisa ka fituar Kupën Carabao.
Megjithatë, rindërtimi i holandezit në Old Trafford do të vazhdojë gjatë verës dhe disa lojtarë do të duhet të hapin rrugën për yjet e ardhshëm.
Strategu 53-vjeçar do të duhet të mbledhë fonde për të bërë nënshkrime, veçanërisht nëse Djajtë e Kuq humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Kjo është arsyeja pse disa lojtarë, të cilët nuk kanë arritur të bëjnë përshtypje te Ten Hag, do të shiten në afatin kalimtar të verës – nëse nuk arrijnë ta ndryshojnë mendjen e tij në 12 ndeshjet e ardhshme të Ligës Premier.
SunSport hedh një shikim te shtatë lojtarët që mund të largohen në verë nga Old Trafford:
ANTHONY MARTIAL
Sulmuesi francez gëzoi një ringjallje të vogël nën Ten Hag , por asgjë afër suksesit të Marcus Rashford.
Një sërë lëndimesh kanë ndaluar rigjallërimin e Martial dhe Ten Hag duket se i jep përparësi një sulmuesi për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon në verë.
Kontrata e francezit skadon gjithashtu në vitin 2024, dhe United mund të tentojë të përfitojë nga ai në fund të sezonit.
SCOTT McTOMINAY
Mesfushori nuk është aktualisht në planet e United, me Ten Hag që preferon Fred, Christian Eriksen, Casemiro dhe Marcel Sabitzer në qendër të fushës.
Trajneri i Newcastle, Eddie Howe është një admirues i madh i McTominay, i cili do të kishte një tarifë fitimprurëse dhe duket i prirur të transferohej në Tyneside gjatë verës pasi do të kishte më shumë mundësi.
WOUT WEGHORST
Sulmuesi holandez iu bashkua United në formë huazimi nga Burnley në janar për të zëvendësuar Ronaldon, por deri më tani nuk ka arritur as të eklipsojë legjendën e klubit.
Weghorst nuk është njeriu për të udhëhequr sulmin e United dhe duhet të kthehet në Clarets të Vincent Kompanys sapo marrëveshja e tij të përfundojë në qershor.
AARON WAN-BISSAKA
Ten Han nuk e sheh Wan-Bissakan si mbrojtësin e tij të djathtë dhe preferon Diogo Dalot.
Kontrata e Wan-Bissaka skadon vitin e ardhshëm dhe United mund të zgjedhë të arkëtojë para në mes të interesit intensiv nga ish-klubi i tij Crystal Palace.
DAVID DE GEA
Portieri spanjoll ende frymëzon besim të jashtëzakonshëm në portën e Manchester United.
Por, kontrata fitimprurëse e De Geas skadon në qershor dhe United do të zgjasë qëndrimin e tij 12-vjeçar në Old Trafford vetëm nëse ai bie dakord për një pagë më të ulët mes një ristrukturimi të ardhshëm të pagave.
HARRY MAGUIRE
Ende kapiteni i skuadrës së Manchester United, por Maguire e ka humbur vendin nga Raphael Varane dhe Lisandro Martinez.
Dhe Ten Hag shpesh ka preferuar të startojë mbrojtësin e majtë Luke Shaë si qendërmbrojtës edhe kur Maguire ishte në gjendje të mirë.
MARCEL SABITZER
Austriaku iu bashkua Djajve të Kuq si huazim nga Bayern Munich për të zëvendësuar të lënduarin Christian Eriksen në mesfushë.
Eriksen duket se do të kthehet në formacionin fillestar të Ten Hag sezonin e ardhshëm pasi Sabitzer ende nuk e ka bindur trajnerin e tij dhe hierarkinë e klubit për të përmbushur klauzolën e tij të raportuar të lirimit prej 20 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG – kërkojnë shitjen e lojtarit

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij ‘të dobët’ pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët