Bedri Kosumi, prodhues dhe përpunues i patates, nga Vushtrria, ankohet se e kanë humbur një pjesë të madhe të tregut në Shqipëri, për shkak të ngarkesave të mëdha doganore që i aplikon kjo e fundit ndaj prodhimeve kosovare. “Sivjet e kemi humbur 30-40 për qind të tregut në Shqipëri dhe kjo është një goditje e rëndë për fermerët kosovarë”, shprehet Kosumi.
Sipas tij, një kilogram patate në tregun e Kosovës shitet prej 12-15 centë, përderisa doganat shqiptare të njëjtën e vlerësojnë 28 centë dhe e ngarkojnë me 20 për qind obligime doganore. Ai sqaron se Kosova eksporton rreth 50 mijë tonë patate, për të cilat është dashur të gjenden tregje tjera, përpos Shqipërisë.
Derisa prodhuesit kosovarë ankohen për diskriminim nga autoritetet e Shqipërisë, këto të fundit kanë arritur një marrëveshje reciproke me Serbinë për heqjen e taksës doganore për të gjitha produktet bujqësore.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i Shqipërisë, Enno Bozdo, ka thënë për mediet shqiptare se "me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit".
Sipas Bozdos, qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme.
Mirëpo, Kosumi vlerëson se pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për heqjen e taksës doganore, prodhimet kosovare do të dalin shumë më të shtrenjta në tregun e Shqipërisë. “Prodhimet e Serbisë po i favorizon Shqipëria, ndërsa prodhimet e Kosovës, në mungesë të një favorizimi të tillë, do të dalin më të shtrenjtat në treg”, shprehet Kosumi.
Për përfaqësuesit e komunitetit kosovar të biznesit, prodhimet kosovare përpos që po ballafaqohen me embargo tregtare nga Serbia dhe Bosnja, ato po kanë vështirësi të depërtojnë edhe në tregun e Shqipërisë. “Këto vështirësi që po i hasin prodhimet kosovare për të depërtuar në tregun e Shqipërisë nuk janë të përshtatshme për një popull, i cili po e humb besimin edhe karshi institucioneve evropiane”, shprehet kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Sipas Gërxhaliut, me këtë mënyrë të favorizimit të prodhimeve serbe do të ndodhë, siç thotë ai, edhe një okupim ekonomik i Shqipërisë nga Serbia, ashtu siç ka ndodhur me Kosovën. “Serbia shumë shpejt do ta okupojë ekonomikisht edhe Shqipërinë, ashtu siç e ka okupuar edhe Kosovën”, pohon Gërxhaliu, duke shtuar se autoritetet e Shqipërisë nuk duhet ta shohin Kosovën si një fshat mes tyre dhe Serbisë, por si një shtet të pavarur.
Për të zgjidhur këto probleme të prodhuesve kosovarë, Gërxhaliu thotë se ka pasur takime edhe me ministrat e Qeverisë së Shqipërisë Ridvan Bode dhe Genc Ruli, mirëpo, sipas tij, deri më tani nuk ka ndodhur asnjë lëvizje pozitive në këtë drejtim.
Autoritetet e Shqipërisë i kanë arsyetuar taksat e larta doganore ndaj prodhimeve kosovare, duke thënë se Kosova ka hyrë më vonë në marrëveshjen CEFTA dhe se duhen vite që të arrihet eliminimi i tarifave. /Zëri /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj