LAJMI I FUNDIT:

Shkolla dhe gjuha shqipe

Ende ka spekulime për shkollën e parë shqipe, por dyshime nuk ka 1632 është data e saktë!

Kanë kaluar (378) vjet (4 shekuj) nga shkolla e parë Shqipe e cila u hap në fshatin Velë të Mirditës – Edward Jacque, f.13. Ndërsa në arkivin shqiptarë ka dokumente që tregojnë se shkolla e parë është themeluar në vitin 1638 në fshatin Pdhanë (Pllanë) në Rajonin e Matit nga Françeskani P. Bonaventura da Palazzolo. Por, pas 2 gjeneratash – nëntë vjet më vonë (1647) kjo shkolle digjet nga pushtuesit turq – Osmanet. Ashtu, siç kane djegur dhe kane shkaterruar gjithëçka që kanë mundur nga kultura jone shqiptare shekullore. Por, nje vit me vone me 1639 puna e etërve Françeskanë nuk ndalet dhe në këtë vend hapet edhe shkolla e mesme për të cilën nuk ka shumë informata.


Ndërsa, Shkodra si qendër kulturore dhe shpirtërore e shqiptarëve në vitin 1698 hapë shkollën e parë shqipe private (që të bën të kuptosh se ka pasë edhe shkolla të tjera shqipe), pasi qe i ka dalë radhë që edhe shkolla private të hapet. Ishte Pal Filipi i cili e themeloi këtë shkollë dhe kontribuoj me dijen dhe shpirtin e tij dhe të kolegëve të tij për këtë shkollë. Në këtë shkollë ligjeruan edhe Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimiter Shkodrani. Për të gjithë ata që dëshirojnë të dhanë shtesë për këto shkolla mund t’i gjejnë në gazetën “Hylli i Dritës” nr.3, Mars 1932, f.135-138.

Filluam me keta rreshta që një herë e përgjithmonë t’ua heqim disave pluhurin e propagandës komuniste se shkolla e parë shqipe në territorin shqiptarë ka qenë ajo e Korçës e vitit 1887. Gjithe respektin për shkollën e Korçës të hapur nga Pandeli Sotiri. Kjo shkollë i ka kontribuar vargut të shkollave të deriatëhershme. Komunizmi ka dashur të zhdukë 255 vjet histori për shkollën e parë shqipe, vetëm se ato janë hapur nga themeltarët e Krishterë – Françeskanët. Më e rëndësishmja është se nuk ka pasë vetëm një shkollë shqipe, por dhjetra sosh që do t’i shtjellojmë edhe më poshtë.

Dëshmitë

Shqipja më e vjetra dhe deri me tash e njohur është ajo e viti 250-300 e shkruar në gur – në kohët Ilire. Është zbuluar nga studiuesi i famshmi Prof. Dhimitër Shuteriqi i lindur në Elbasan me 1915 dhe vdiq me 2003. Guri i gjetur në mozaikun e Liknidit (Liqenatit) Ohri i sotshëm që shkruante në gdhendje të mëdha “GJON”. Liknidi ishte kryeqytet i fisit Ilir të Dashëretëve. Pra, “GJON” emër mashkulli vetëm nga shqiptarët shkruhet me “GJ” dhe shqiptohet njëjtë si në lashtësi edhe në ditët e sotme. (Titulli: Armiqtë e gjuhës shqipe – Teuta Llalla, 2005). Kjo fjalë është e shkruar me të gjitha normat drejtshkrimore që edhe sot i njehë gjuha shqipe.

Tjetër fakt i rëndësishëm është gjetja e para 1200 vjetëve në kështjellën franceze të Santilies (Shantilisë) ku në vitin 879 pas Krishtit në një dorëshkrim gjendet emri i qytetit të Krujës. Po ashtu në këtë dorëshkrim në faqën 153 është një tekst në gjuhën shqipe prej tetë (8) rreshtash – shkrim dore që është një poezi/poemë e vogël.

Kurse, Pal Engjulli – Ipeshkv i Durrësit në vitin 1462 ka shkruar “Formulën e Pagëzimit” në gjuhën shqipe që thotë: “Të pagëzoj në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit Shenjtë. Amen. Më pas vjen libri i Gjon Buzukut – Meshari 1555, Pal Has – Dita e Gjyqit – Poezi 1605, Pjetër Budit – Doktrina e Krishtere 1618, Frangi Brdhi – Fjalori Shqip – Latinisht 1625, që këta të fundit konsiderohen si doajen të kulturës dhe letërsisë shqipe e që kanë lindur, punuar e vepruar mësëshumti në Kosovë.

Por shtrohet pyetja: pse të gjitha këto shkrime pa shkolla? Faktët, dëshmojnë krejt ndryshe. Madje vetë studiuesit dhe eminentët e huaj kanë thënë më shumë se vet ne. Në vitin 1332 arqipeshkvi i Tivarit Brohariti (me prejardhje franceze) deshmon nji fakt që edhe sot është në arkivin e Vatikanit dhe shumë interesant. “Ndonëse Arbrit kanë nji gjuhë krejtesisht te ndryshme nga latinja, prapëseprapë ata përdorin shkronja në të gjitha librat e tyre”. Një fakt ky që në fillimet e shekullit katërmbëdhjetë (14) tregon se Shqiptarët (Arbërit) kishin shkollat edhe librat e tyre – që i përdornin nëpër këto shkolla. Pak para vdekjës Arqipeshkvi i Shkupi e i lindur në Prizren Pjetër Bogdani i cili u varros në Prishtinë tha: “Ah sikur ta kisha nje qiri të ndezur e të ndriçoja atë tokë të varfër të Shqipnisë e Serbisë ku një pjesë e madhe e së cilës flet vetëm shqip”. Trupin e tij i varrosur në kishen e vogël, ku sot është Xhamija e Llapit, e më pas u zhvarros nga pushtuesi turk – Osmanët dhe iu hodh qenve nëpër rrugët e Prishtinës.

Të tjerët për Ne

Të dhënat e huaja tregojnë për shkollën e parë shqipe. Shkrimet tregojnë se nga viti 1632, shkolla shqipe ka funksionuar për mrekulli në trevat shqiptare – veçanërisht në Rajonin e Mirditës. Sipas studiusit amerikan Edwin Jacques në librin e tij të njohur për të gjithë botën “Historia e popullit shqiptarë nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present). “Shkolla e parë shqipe e dokumentuar u hap në vitin 1632 në Velë të Mirditës” shkruan Jacques (Zhak). Por, kjo nuk ishte shkolla e vetem sipas tij: “një shkollë tjetër mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin. Përveç shkrimit dhe leximit, në këto shkolla mesohej edhe gramatika shqipe si dhe përdoreshin edhe librat e Bardhit, Budit e Bogdanit dhe shume shqipshkruesve të tjerë.

Historiani amerikan shton se “edhe një tjetër është hapur në Pllanë në vitin 1638, në troshan me 1639 dhe në vet qytetin e Shkodrës në vitin 1698”. Pra, 255 vejt para shkollës së parë shqipe të Korçës (1887) të proklamuar nga regjimi Enverist në Shqipëri si shkolla e parë shqipe.

Duhet theksuar se dy armiqët Greqia dhe Turqia, që edhe sot e urrejnë njëra-tjetrën gjetë një gjuhë të përbashkët në shfarosjen e shqiptarëve dhe të kulturës dhe gjuhës së tyre. Kështu që në me 31.05.1779 Sulltani Abdul Hamiti II, lëshoi një ligj kundër kulturës dhe gjuhës shqipe ku saktësisht thuhet: “Nga Turqia duhet marrë në brojtje gjuha dhe kultura greke dhe duhët luftuar gjuha shqipe”. Deri në vitin 1999 askush nuk ka ditur për këtë marrëveshje. Në këtë vit, gazeta greke Thessaloniki (Selaniki), me 14.08.1999 e nxjerrë këtë dokument nga arkivat greke dhe e bënë publike. Përderisa Turqia i quante shqiptarët të “pa-fe” dhe të “paudhë”, kleri ortodoks grek gjuhen shqipe e quante “gjuhë barbare”.
Në atë kohë Patriku ortotdoks grek lëshoi edhe një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi të gjithë shqiptarët ortodoks me “Shkisherim”(largim nga kisha ortodokse) të gjithë ata që guxojnë të mësojnë dhe lexojnë gjuhën shqipe. Ndërsa Sulltani urdhëroi të gjitha postet ushtarake të mos e lejojnë asnjë libër të hyj, botohet apo shpërndahet në trojet shqiptare.

Në vitin 1774 u krijua “Qëndra Kulturore Moskopojare (Voskopojare) ku u themelua Akademia e Re” e cila botoi libra në gjuhën shqipe për nevoja e shkollave shqipe edhe përkundër urdhërit të Sulltanit. Madje të gjtihë ne e mbajmë mend filmin “Udha e e Shkronjave” të transmetuar në televizionin shqiptarë (TVSH) ku drejtori i kësaj qëndreje Teodhor Kavalioti duke sjellë germat latine për shtypshkronjën e kësaj qëndreje ne vitin 1797 vritet nga shteti turk dhe grek.

Njeriu qe medoemos duhet cekur eshte Konstantin Kristoforidhi (1827-1895) i cili fitoi çmimin “Piashtar i Gjuhes Shqipe”, me 1882 botio abetaren e dytë “Alfavitar Shqip” në Gegenisht dhe Toskerisht. Pas “Evetarit” te Naum Veqilhargjit në vitin 1844. Konstantin Kristoforidhi në Janinë ia mesoi gjuhën dhe kulturen shqipe Dr. Johan Fon Hanin i cili pas 40 vjet kërkimesh shkencore behet Albanologu më i shquar shkencorë në Botë.
Fakti tjetër është kur në vitin 1874 në Shirokë është hapur një shkollë tjetër shqipe e cila u themelua nga Don. Zef Ashta ka funksionuar si shkollë e lirë; Laike-Sekulare siç thuhet në ditët e sotme, shih arkivi i Vatikantit http://www.vaticanlibrary.va/home.php?pag=cataloghi_online.

Ndërsa Edwin Jacque shton se më pas u qelën shumë shkolla të tjera. “Derisa më 1878, një dhjetëvjeçar para shkollës së parë shqipe të Korçës thuhet se nga Durresi e deri ne Prizren kishte 21 shkolla fillore që çdo ditë zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Jacque sçaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë (30) nxënës, përveç asaj të Prizrenit që kishte tetëdhjetë (80).

Sami Frasheri në librin e tij “Shqipëria ç’ka qene, ç’është dhe çdo të bëhet” thotë; “Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombit”. Andaj ne themi: tash është momenti që ta bejmë drejt – një herë e përgjithmonë, ashtu si duhet ta drejtojmë edhe historinë e shkollës dhe letërsisë tonë shqipe.

Në trend

Më shumë
Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Bosnja
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Mbrojtësi i Interit humb pjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti nuk humb kohë dhe fton një tjetër lojtar

Mbrojtësi i Interit humb pjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti nuk humb kohë dhe fton një tjetër lojtar

Përfaqësueset
Kalo në kategori