Presidenti i etnitetit të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, vazhdimisht i shtyn kufijtë e neverisë dhe primitivizmit të tij kur bëhet fjalë për fyerjen dhe poshtërimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Kështu, Dodik tha në një paraqitje në televizionin serb Happy se “më 11 korrik nuk ka pasur asnjë operacion në Srebrenicë, se askush nuk ka vdekur e nuk është vrarë dhe se ‘ata’ e përkujtojnë atë datë”.
Ai shtoi gjithashtu deklaratën skandaloze se “çdo kush që vdiq, vdiq jashtë Srebrenicës”, raporton klix.ba.
“Kjo është arsyeja pse disa nga njerëzit tanë në Srebrenicë nisën një iniciativë për të ndryshuar emrin e komunës në mënyrë që ajo të mos quhet Srebrenicë, por t’i jepet një emër tjetër”, tha Dodik.
Duke komentuar Rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë, Dodik vuri në dukje se “ajo është jo detyruese, por është gjithashtu një problem serioz që ekziston fare”.
Ai më pas bëri pretendime më fyese, duke thënë se “Evropa ka një problem serioz me myslimanët”, duke thënë se gjatë qëndrimit në Paris ka parë “psikozë frike se diçka do të ndodhë gjatë Olimpiadës, të cilën nuk e ka ndjerë gjatë luftës në këtë zonë”.
“Psikoza është e padurueshme dhe ata donin ta mbulonin”, tha Dodik dhe shtoi se “rezoluta nuk do të sjellë asgjë, ajo vetëm do të ndryshojë marrëdhëniet e RS ndaj BeH”. Ai theksoi gjithashtu se “askush nuk vdiq nga retorika e tij”.
Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.
Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_27-19-380x233.png)
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë
![Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_16-30-380x233.png)
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin
![Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-hajrizi-1-380x233.jpg)
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
![A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_13-29-380x233.png)
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq