Studiuesit në Universitetin e Oksfordit kanë njoftuar fillimin e kërkimit për të zbuluar se çfarë ndodh kur njerëzit që kanë pasur coronavirus sërish infektohen.
Ata do të marrin në konsideratë se çfarë lloj përgjigje imune mund të ndihmojë njerëzit të ri-infektuar me coronavirus dhe si sistemi imunitar reagon ndaj virusit për herë të dytë.
“Nëse mund të përcaktojmë që një nivel i caktuar i antitrupave do të thotë që ri-infektimi nuk është i mundur, kjo do të ndihmonte në bërjen e vaksinave më efektive”, tha Helen McShane, profesoreshë e vaksinologjisë në Departamentin e Pediatrisë të Universitetit të Oksfordit, e cila po udhëheq studimin.
Vaksinat që sigurojnë një nivel ideal të imunitetit mund të zhvillohen dhe aprovohen shpejt pa pasur nevojë të testohen në dhjetëra mijëra njerëz, shkruan trt.
Ky studim, i financuar nga Fondacioni Wellcome Trust, është planifikuar të fillojë këtë muaj dhe do të përfshijë njerëz të moshës 18 deri 30 vjeç, të cilët kanë qenë të infektuar natyrshëm me coronavirusin. Ata do të ekspozohen përsëri ndaj virusit në një mjedis të sigurt dhe të mbikëqyrur, ndërsa një ekip shkencëtarësh monitoron progresin e tyre në luftimin e tij, transmeton Telegrafi.
Ata shpresojnë që kërkimi, përveç kuptimit të virusit, do të ndihmojë shkencëtarët të zhvillojnë teste që mund të përcaktojnë me saktësi nëse njerëzit janë të mbrojtur apo jo. Sondazhi i Oksfordit do të kryhet në dy faza. Qëllimi i fazës së parë, e cila do të përfshijë 64 vullnetarë të shëndetshëm, është të përcaktojë dozën më të ulët të virusit që mund të mbahet dhe të fillojë të replikohet. Pasi të përcaktohet sasia e dozimit, ajo do të përdoret për të infektuar vullnetarët në fazën e dytë që do të fillojë këtë verë.
Vullnetarët do të jenë në karantinë në spital për 17 ditë, ku do të kujdesen nga një ekip i specializuar derisa të ndalojnë së qenuri ngjitës. Ata me simptoma do të marrin një injeksion të antitrupit monoklonal Regeneron, i cili ndihmon në minimizimin e rrezikut të përparimit të sëmundjes. Faza e dytë do të përqendrohet në dy fusha të ndryshme.
Hulumtimi do të zgjasë një vit, me 8 ekzaminime pasuese pas fillimit. Një studim i ngjashëm aktualisht është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar që përfshin 90 njerëz të së njëjtës grupmoshë, të cilët janë të infektuar me coronavirus për qëllimin e testimit të vaksinave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre