LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim Huntelaar-Klose?

Shkëmbim Huntelaar-Klose?

Bayerni dhe Milani thuhet të jenë përfshirë në negociata për një shkëmbim mes sulmuesve të dështuar, Miroslav Klose dhe Klaas-Jan Huntelaar.

Calciomercato njofton se këtë shkëmbim është duke e shqyrtuar seriozisht kryesia e klubit nga Milanello edhe pse ekziston dëshira për të rinovuar kontratën e holandezit. Klose nga ana tjetër e ka pasur të vështirë të gjejë një vend te Bayerni, kur dihet konkurrenca mes Olic, Mueller dhe Gomez.

Për t’u arritur kjo marrëveshje, Milani do të kërkojë para, pasi që me 32 vjet dhe me një vit në kontratën e tij te Bayerni, Klose vlerësohet rreth 5 milionë euro, ndërsa Huntelaar kushton 15 milionë euro. /Telegrafi/