LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim Huntelaar – Babel?

Shkëmbim Huntelaar – Babel?

Sipas Il Corriere dello Sport, Klaas-Jan Huntelaar pritet t’i bashkohet Liverpoolit, ndërsa në San Siro pritet që të shkojë sulmuesi i ri holandez, Ryan Babel.

Të martën Huntelaar ishte në Mançester, duke zgjuar spekulime se ai po lidhet me Manchester United apo me Manchester Cityn. Sidoqoftë, spekulimet e fundit thonë se në rast të largimit të Fernando Torresit, Huntelaar do të mund të zinte vendin e tij, pasi që e ardhmja e tij te Milani është e paqartë.

Mendohet se në rast të kalimit të Huntelaar në Anfield, atëherë Milani do të kërkonte përfshirjen e Ryan Babelit në marrëveshje. Sa për të shtuar spekulimet për largimin e tij, Huntelaar nuk ishte i pranishëm dje në Milanello. /Telegrafi/