LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t’i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t’i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

SHBA-ja ka paralajmëruar Izraelin se do t’i jap një fitore strategjike Hamasit nëse ai zbaton planet për një ofensivë në Rafah.

Paralajmërimi vjen pasi Joe Biden tha se do të ndalonte ndihmën ushtarake për Izraelin nëse ai do të vazhdonte operacionin në një qytet ku kanë qenë të strehuar më shumë se një milion civilë.

“Pikëpamja jonë është se çdo lloj operacioni i madh tokësor në Rafah do të forconte Hamasin në tryezën e bisedimeve, jo Izraelin”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.


“Ne besojmë se ata kanë ushtruar presion të madh mbi Hamasin dhe se ka mënyra më të mira për t’i larguar anëtarët e grupit militant që kanë mbetur në Rafah sesa një operacion i madh tokësor”, shtoi Kirby.

Ai paralajmëroi se më shumë vdekje të civilëve në Rafah do t’i jepnin më shumë municion “narrativës së shtrembëruar” të Hamasit për Izraelin, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Departamenti amerikan i Shtetit me një raport "shumë kritik ndaj Izraelit"
Lexo po ashtu Departamenti amerikan i Shtetit me një raport "shumë kritik ndaj Izraelit"

Ndryshe, bisedimet në Kajro që synojnë sigurimin e një armëpushimi gjashtë-javor për të lejuar lirimin e disa pengjeve dhe një rritje të ushqimit dhe ndihmës për civilët në Gaza po vazhdojnë.

Por, drejtori i CIA-s, Bill Burns, dhe delegacione të tjera në bisedime u larguan nga Egjipti pa një marrëveshje.

Fillimisht u raportua se Hamasi pranoi një marrëveshje armëpushimi që do të lironte të gjithë pengjet e mbetura në këmbim të përfundimit të luftës.

Megjithatë, Izraeli tha se kërkesat e tij thelbësore nuk u plotësuan në propozimin e ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari dhe se nuk do të binte dakord për një tërheqje të plotë të forcave të tij ose një armëpushim të përhershëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori