LAJMI I FUNDIT:

Sërish bëri diçka jonormale, Messi asistoi pa njërën këpucë tek goli i Vidalit në El Clasico (Video/Foto)

Sërish bëri diçka jonormale, Messi asistoi pa njërën këpucë tek goli i Vidalit në El Clasico (Video/Foto)
Messi duke festuar golin e tretë të Barçës në El Clasicon e fundit ndaj Realit (Getty Images)

Lionel Messi ka treguar edhe një herë klasin dhe madhështinë e tij në lojën e futbollit.

Barcelona ka arritur të fitojë El Clasicon e parë të sezonit në Santiago Bernabeu me rezultat të thellë 3-0.

Sulmuesi argjentinas ishte lojtari kryesor i gjigantit katalunas duke shënuar golin e 2-0 dhe asistuar tek goli i fundit i ndeshjes për 3-0, i cili u shënua nga Aleix Vidal.


Real Madrid 0-3 Barcelona, notat e lojtarëve: Messi me notë maksimale, dëshpërojnë mbrojtësit madrilenë
Lexo po ashtu Real Madrid 0-3 Barcelona, notat e lojtarëve: Messi me notë maksimale, dëshpërojnë mbrojtësit madrilenë

Megjithatë, asistimi i Messit për golin e tretë të ndeshjes i dhënë për Vidalin nuk ishte i thjeshtë.

Edhe festa e golit të Vidalit erdhi pa njërën këpucë (Getty Images)

Messi arriti të asistojë tek goli i mbrojtësit spanjoll pa njërën këpucë, pasi ajo i ishte zbathur.

Zbathja e këpucës së këmbës së djathtë të Messit erdhi pas një dueli me mbrojtësin brazilian, Marcelo, të cilin e dribloi.

Këmba e zbathur e Messit, Marcelo i rrëzuar dhe këpuca e mbetur në tokë!

Në kalim e sipër, Marcelo ia shkeli këmbën argjentinasit, por nuk mundi ta ndal atë.

Gjëja e vetme të cilën Marcelo arriti ta ndal ishte këpuca e argjentinasit që mbeti mbrapa. /Telegrafi/   

https://twitter.com/MascheranoStats/status/944582004464652291

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori